Ademi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë

Shkup, 21 janar 2016 – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë.

Gjatë qëndrimit ne Oslo, siç njoftojnë nga ministria dikasteriale, ministri Ademi do të realizojë takim me Hakon Blankenborg- Drejtori i sektorit për Evropën Juglindore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Anete Bul- Zëvendësdrejtoreshë e sektorit, Vibeke Knudsen- përgjegjëse e sektorit për Maqedoninë.

Gjithashtu  ministri Ademi do të takohet edhe me Tore Hatrem (Tore Hattrem) – Sekretar shtetëror pranë MPJ-së dhe përgjegjës për të drejtat e njeriut, paqe dhe pajtim si dhe bashkëpunimin me shtetet e Evropës.

Ministri Ademi do të realizojë takim edhe me Knut Volebek, ish komisar i lartë i OSBE-së si dhe së bashku me zyrtarë të lartë norvegjezë do të vizitojë shkollën profesionale “Kuben”, një nga shkollat më të mëdha profesionale në Norvegji./Radio Vala

 763 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: