Nga e hëna tërheqje e kartelave elektronike shëndetësore

Shkup, 21 janar 2016 – Kartelat elektronike shëndetësore (KESH) për personat, të cilët kanë parashtruar kërkesë, e të cilat akoma nuk i kanë marrë, janë shtypur dhe shpërndarë deri te shërbimet rajonale, kumtoi sot Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM).

FSSHM në kumtesë thekson se nga 25 janari, qytetarët, të cilët kanë parashtruar kërkesë, e nuk kanë marrë kartelë elektronike shëndetësore, do të mund ta tërheqin në shërbimet rajonale të Fondit në vendin ku e kanë dërguar kërkesën. Bëhet fjalë për 106.541 kartela elektronike shëndetësore.

Tërheqja e KESH kryhet në sportelet e shërbimit rajonal të FSSHM. Të gjitha informacionet e nevojshme për KESH mund të merren në shërbimet rajonale ose numrin e telefonit falas 080033222 nga ora 8:30 deri në 16:30 çdo ditë pune. Në mënyrë shtesë mund të informohen edhe në e-mail adresën info@fzo.org.mk, helpdesk@fzo.org.mk dhe në ueb faqen e Fondit, në pjesën sigurimi im https://moeosiguruvanje.fzo.org.mk/.

FSSHM, gjithashtu informoi se aktivizimi i kartelave të reja kryhet menjëherë pas dorëzimit të KESH personit të siguruar në Fondin ose tek mjeku amë. Gjatë përdorimit të parë të KESH tek mjeku amë personi i siguruar vendos pin për shfrytëzim të mëtutjeshëm dhe mbrojtje të kartelës.

Në mënyrë shtesë, Fondi ka bërë ndryshime edhe në Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e kartels për sigurim shëndetësor dhe për mënyrën e dhënies së saj, zhvillimin dhe dëshminë për kontribut të paguar për sigurmin e domosdoshëm shëndetësor dhe nga 1 shkurti i vitit 2016 të gjithë fëmijët deri në moshën trevjeçare nuk ka nevojë për kartelë të veçantë elektronike, sepse fëmija të drejtat e sigurimit shëndetësor do t’i realizojë përmes njërit prind./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: