Temperaturat minus në tërë Maqedoninë

Shkup, 21 janar 2015  – Temperatura më e ulët, minus 14 gradë Celsius, në Maqedoni në orën shtatë të mëngjesit është matur në Berovë, ndërsa minus 13 në Manastir dhe minus 12 në Lazaropole, Dibër, Tetovë, Mavrovë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup Petrovec janë matur -11 gradë, -10 në Topolçan, Prilep, Kumanovë, Shtip dhe Kriva Pallankë – 9 në Shkup dhe Pozharan, -8 në Ohër, Krushevë, Demir Kapi, Kavadar dhe Strumicë, -7 në Vinicë dhe Gjurshte, -6 në Pretor, -5 në Gjevgjeli dhe në Pozhar dhe minus 3 në Dojran.

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa gjatë natës vranësirat do të shtohen. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura më e lartë e ditës në vend do të arrijë prej 0 deri në gjashtë gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare gjatë natës vranësirat do të rriten. Temperatura do të ngritet deri tre gradë.

Edhe në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit stabil, i thatë dhe i ftohtë. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të ulen nën minus 10 gradë./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: