Azizi: Të enjten fillon gjysmëvjetori i dytë për 10.500 nxënës shkolla të Komunës së Gostivarit

Gostivar, me 20 janar 2016

Në bazë të kalendarit për organizimin e vitit shkollor 2015/2016, pushimi dimëror mbaron më datë 20 Janar, dhe nga data 21 Janar fillon gjysmëvjetori i dytë për 10.500 nxënës të shkollove fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit, njofton Koordinatori i Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, Edit Azizi.

“Pasi gjendemi në periudhën dimërore, shkollat fillore dhe të mesme janë të furnizuara me derivatet e nevojshme për ngrohje dhe nuk presim të kemi ndonjë problem në këtë drejtim. 

Gjatë periudhës së pushimit dimëror, në dy shkolla u shfrytëzua mungesa e nxënësve për të kryen punime ndërtimore. Në shkollën e mesme komunale ekonomike në Gostivar, është bërë ndërrimi i komplet nyjeve sanitare, kurse në shkollën fillore “Përparimi”, është bërë ndërrimi i dyerve dhe dritareve të objektit shkollor. Shfrytëzoi nga rasti që të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të ju uroj shëndet dhe suksese në gjysmëvjetorin e ngelur të vitit shkollor 2015/2016”, thotë Koordinatori i Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, Edit Azizi.

/Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: