Stavreski:Do ta ndihmojmë KSHZ-në që në kohë t'i përfundojë aktivitetet

Shkup, 20 janar 2016 – Qeveria përmes Ministrisë së Financave do të miratojë punësime në Komisionin Shtetëror Zgjedhor aq sa i nevojiten dhe do të ndihmojë në mënyrë financiare në të gjitha segmentet në punën e KSHZ-së që t’i ndihmojë që ajo t’i përfundojë të gjitha aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 24 prillit.

Këtë pasdite e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski pas takimit të punës midis Ministrisë së Financave dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në të cilin janë shqyrtuar të gjitha aspektet në të cilat Qeveria dhe Ministria e Financave mund të ndihmojnë për punë më efikase të KSHZ-së.

“Janë shqyrtuar të gjitha çështjet e kuadrit dhe nevojat e KSHZ-së dhe përcaktuam se të gjitha punësimet të cilat do të jenë të nevojshme Ministria e Financave dhe Qeveria do t’i miratojnë. Edhe atë jo vetëm aq sa do të kërkojë KSHZ-ja, por edhe dyfish apo trefish më shumë nëse është e nevojshme, ashtu siç i është premtuar nga ana jonë eurokomisarit Han, me qëllim që KSHZ-ja në kohë t’i përfundojë të gjitha aktivitetet përgatitore rreth azhurnimit të Listës zgjedhore dhe të gjitha aktiviteteve të tjera të cilat janë në kompetencën e tyre”, deklaroi Stavreski.

Theksoi se tashmë është dhënë pëlqim për 11 punësime, ndërsa në periudhën e ardhshme, siç tha, do të presin që KSHZ-ja t’i përfundojë analizat rreth asaj se sa njerëz saktë do t’u nevojiten.

“Do të thotë edhe 20-të, 25,30 për sa njerëz të kenë nevojë do t’u miratohen mjete financiare për punësimin e tyre. Krahas nevojave për punësime të reja, i kemi shqyrtuar edhe nevojat e tjera të KSHZ-së. Ato kanë të bëjnë me sigurimin e hapësirës për sektorët rajonal të KSHZ-së dhe sigurimin e automjeteve. Në këtë pjesë e shprehëm vendosmërinë tonë për të ndihmuar si Qeveri përmes institucioneve shtetërore, gjegjësisht sektorëve rajonal të institucioneve shtetërore dhe përmes komunave do të ndihmojmë që të sigurohen edhe hapësirë edhe automjete të cilat janë të domosdoshme për punë terrenore dhe kontroll terrenor”, shtoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: