U prezantuan prioritetet e presidencës holandeze me BE-në

Shkup, 20 janar 2016 – Përmbushja e tërësishme e marrëveshjes së Përzhinos, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve korrekte, të lira dhe inkluzive si, si dhe prioritet urgjente reformuese do të kenë rëndësi të madhe për eurointegrimin e Maqedonisë.

Këtë e theksoi ambasadori i Mbretërisë së Holandës Uillem Vuter Plomp sot para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane dhe Këshillit kombëtar për eurointegrime gjatë prezantimit të Programit dhe prioritet për punën e presidencës holandeze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Përmbushja e tërësishme e marrëveshjes së Përzhinos ka rëndësi të madhe për integrimin në BE, sepse sipas tij  do të vlerësohet progresi i Maqedonisë pas zgjedhjeve dhe BE-ja nuk do të përmbahet ta shpreh shqetësim e saj lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve dhe zbatimin e fushatës të cilën do ta vëzhgojë hollësisht” tha ambasadori Plomp.

Ai theksoi se Holanda ka qenë, dhe do të jetë mbështetës i fuqishëm i integrimit euroatlantik të Maqedonisë, për çfarë në 20 vitet  e fundit ka siguruar ndihmë financiare dhe teknike prej mbi 200 milionë euro. Si presidencë, tha, tërësisht janë përkushtuar drejt arritjes sa është e mundur më shumë progres në procesin e zgjerimit, por thotë, patjetër vendet të tregojnë më shumë rezultate në sferën e sundimit të së drejtës.

“Muajt e ardhshëm do të kenë rëndësi thelbësore për Maqedoninë në këtë kontekst. Na vjen keq që nuk u arrit marrëveshje mes partive për datën e zgjedhjeve. Megjithatë, shpresojmë dhe presim se të gjitha partitë do t’i përmbushin obligimet e tyre dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive drejt implementimit të tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinos, përfshirë edhe çështjet të cilat duhet të zgjidhjen si lista zgjedhore dhe të mundësohen zgjedhje të besueshme në pajtim me standardet ndërkombëtare. Gjithashtu, shpresoj se ende janë të mundshme kompromise të caktuara, sepse ata janë bazë për një ardhmëri të përbashkët politike” tha Plomp. 

Pas mossuksesit për konsensus ndërmjet partive për zgjedhjet dhe konfirmimin e 24 prillit si termin përfundimtar për mbajtjen e tyre, BE-ja, tha euroambasadori Aivo Orav, do ta ndjekë dhe vlerësojë gjendjen në disa javët në vijim, të cilat, Maqedonia, thotë, duhet t’i shfrytëzojë për zbatimin e reformave urgjente.

“Jemi këtu për t’ju ndihmuar. BE-ja është e bashkuar në atë për t’ju ndihmuar së bashku me SHBA-në, të dilni nga kjo krizë. Ajo që është me rëndësi për ju dhe për ne, është të mbahen zgjedhje të besueshme, të drejta dhe inkluzive, duke shprehur shpresë se në raportin e ardhshëm më së shumti do tëp prëdoret termini “përparim”. “Shpresoj se kjo terapi intensive për disa javë do të ndihmojë të mbahet në jetë marrëveshja e Përzhinos”, tha Orav.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Fatmir Besimi shprehi bindje se kur është konstatuar data nga ana e Parlamentit, mbetet të zbatohen të gjitha standardet dhe kriteret të cilat kërkohen që institucionet vendore të organizojnë zgjedhje të besueshme dhe demokratike me pjesëmarrje të të gjitha palëve në këtë proces.

“Jashtëzakonisht është me rëndësi të ketë bashkëpunim të të gjithë faktorëve politik, si të partive nga Qeveria, ashtu edhe nga opozita, me qëllim që ky proces të realizohet me kredibilitet të lartë dhe sipas standardeve më të larta demokratike. Gjithashtu, kjo ështëp pjesa e cila do të vërehet edhe në raportin për përparimin e vendit. Sa i përket implementimit të marrëveshjes politike, është me rëndësi që Maqedonia ta realizojë agjendën e prioriteteve urgjente reformuese. Disa janë të tilla që mund të prëfundohen menjëherë, ndërsa disa janë sistematike”, tha Besimi.

Holanda e ndërmori kryesimin me BE-në në fillim të vitit, përkatësisht për periudhën janar-qershor 2016. Motoja e kryesimit holandez është ” Të krijojmë lidhje”, ndërkaq në atë drejtim, theksoi Plomp, bashkëpunimi me Maqedoninë do të vazhdojë në kontekst të mbështetjes së disa investimeve holandeze në vend, bashkëpunim kulturor, dhe përmes promovimit të turizmit të qëndrueshëm. Vitin e kaluar 30.000 turistë nga Holanda e vizituan vendin tonë./Radio Vala

 809 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: