Bejli apelon që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje

Shkup, 20 janar 2016  – Ambasadori i SHBA-së në vend Xhes Bejli sot në profilin e tij në tuiter publikoi porosi  me të cilën i bën thirrje të gjitha partive të marrin pjesë në zgjedjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

“Implementimi i Marrëveshjes nga Përzhino është me rëndësi thelbësore për thellimin e integrimit evroatlantik të Maqedonisë, që SHBA-ja fuqimisht e përkrah. Dorëheqja e kryeministrit është hap i rëndësishëm në këtë proces, po ashtu edhe zgjedhjet kredibile. ne do të vazhdojmë t’i përkrahim përgatitjet për zgjedhjet, duke përfshirë edhe punën e KSHZ-zë, si dhe reformat në sferën e mediave dhe sferat tjera. Koha është e shkurtë, u bëjmë thirrje të gjitha partive dhe organizatave të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo është rruga më e mirë për avancimin e institucioneve dhe sigurimin e procesit të besueshëm. SHBA-ja do ta vëzhgojë progresin në kuadër të këtij procesi dhe do t’i bëjë vlerësimet e veta siç do ta bëjnë këtë BE-ja, OSBE-ja dhe trupat tjerë”, thotë ambasadori Bejli në porosinë e tij./Radio Vala

 740 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: