Turizëm malor më cilësor në Mavrovë

Shkup, 20 janar 2016  – Organizim të tureve malore më të mira dhe më cilësore, ciceronë të edukuar dhe trajnuar të cilët më mirë i njohin rrugët dhe pasurit natyrore të Parkut Kombëtar të Mavrovës,, është qëllimi i Marrëveshjes që sot e nënshkroi drejtori i Parkut Nacional të Mavrovës Oner Jakupovski dhe kryetari i Shoqatës së ciceronëve në mal “Aplend Përvojë” Fejsel Idrizi.

Marrëveshje njëherit parashikon mundësi për hapjen e rrugëve të reja dhe krijimin e atraksioneve të reja turistike që do të tërheq numër më të madh të turistëve. Me të, krahas të drejtës ekskluzive për shfrytëzimin e rrugës për fëmijë Bunec në të cilën do të organizohen dhe zbatohen ture malore për fëmijë “Aplend Përvojë” fitoi të drejtën edhe për shfrytëzimin e rrugëve malore, ndërsa obligohet edhe t’i mirëmbajë edhe të kujdeset për sinjalizimin së bashku me të punësuarit në Parkun Kombëtar të Mavrovës.

“Me këtë marrëveshje, hyjmë në marrëdhënie partneriteti me të cilin turistëve malorë në Mavrovë do t’u ofrojmë rrugë të mirëmbajtura dhe sinjalizuara më mirë, por edhe shërbime më të mira nga cicëronë të trajnuar dhe lokal nga shoqata. Shpresojmë se me këtë bashkëpunim do të rritet cilësia e tureve malore në Mavrovë, por gjithashtu do të rritet edhe numri i turistëve malorë” deklaroi Jakupovski.

Marrëveshja, shtoi, paraqet fillim të ri – zbatim të obligimeve ligjore të parapara për një zonë të tillë të mbrojtur nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, stimulim të sektorit privat përmes obligimit sistemor të rregulluar të zgjidhet mënyra e udhëheqjes së turistëve në Mavrovë.

“Kjo marrëveshje është me rëndësi tëë madhe dhe me të, shpresoj, do të mundësojmë bashkëpunim më të mirë dhe kushte më të mira për turistët e ardhshëm” tha kryetari i shoqatës së ciceronëve në mal “Aplend Përvojë” Idrizi.

Sipas tij, Marrëveshja do të thotë intensifikim i bashkëpunimi mes ciceronëve dhe përgjegjësve për Parkun Kombëtar që do të rezultojë me përmirësim të cilësisë së shërbimeve për turistët malorë.

Qendra turistike informative e Parkut Kombëtar të Mavrovës do të adaptojë hapësirë pune për takim dhe punë të vazhdueshme të grupit për menaxhim në destinacionin nga Mavrova. Të gjitha mjetet e punës dhe hartat për fluksin e turistëve do të vendosen dhe do të jenë të dukshme për të gjithë që kanë propozim-ide për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimit turistik në Mavrovë. Info qendra e Parkut Kombëtar të Mavrovës do të jetë pikë ku turistë dhe bizneset do të mund të informohen për planet për sezonin, kalendarin ngjarjeve në sezon, planet për zhvillimin e turizmit aktiv dhe ç’farë nga kjo është e qasshme në Parkun Nacional.

Këtë vit, sezoni i skiimit në Mavrovë u hap më 14 janar dhe për herë të dytë bizneset përgatitën kalendar për ngjarje i cili mund të shihet në rrjetet sociale, fletushka në revista, dhe parulla.

Bashkëpunimi mes Parkut Kombëtar të Mavrovës dhe Aplendit filloi me hapjen e rrugës edukative për fëmijë në Mavrovë./Radio Vala

 840 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: