Kuvendi pranoi disa ndryshime ligjore në lexim të parë nga sfera financiare

Shkup, 20 janar 2016  – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së 85-të pranoi ndryshime të 27 ligjeve nga sfera financiare të cilat i shoqëroi në lexim të dytë.

Deputetët i pranuan ndryshimet e Ligjit për ekspropriim në lexim të parë me të cilat bëhet harmonizimi me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski sqaroi se në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative vendosen dispozita në të gjitha ligjet materiale për precizim të saktë të procedurave, afateve, kompetencave, sigurimit të dokumenteve sipas detyrës zyrtare dhe gjobës që është paraparë nëse nëpunësit shtetëror nuk u përmbahen dispozitave nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative.

“Me këtë harmonizim do të arrihet lehtësimi dhe rritja e efikasitetit të procedurës dhe do t’u mundësohet palëve me procedurë të barazuar t’i marrin shërbimet nga administrata shtetërore”, theksoi Stavreski.

Në lexim të dytë u shoqëruan edhe propozim ndryshimet ligjore të Ligjit doganor, të Ligjit për shoqatat financiare, Ligjit për kryerje të shërbimeve për transfer të shpejtë të parave, Ligjit për revizion, Ligjit për fondet investuese, Ligjit për ndërmarrje të shoqatave aksionare, Ligjit për punë devizore, Ligjit për kryerje të punëpve kontabiliste, Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese dhe Ligjit për taksat komunale.

Në lexim të parë u pranuan dhe u dhanë në lexim të dytë edhe ndryshimet e Ligjit për tatimin personal të të ardhurave, Ligjit për lizing, Ligjit për letrat me vlerë, Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore, Ligjit për tatimet e pronës, Ligjit për procedurë tatimore, Ligjit për akcizat, Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, Ligjit për Drejtorinë doganore, Ligjit për kryerje të punëve për përfaqësim të procedurave doganire, Ligjit për vlerën e shtuar, Ligjit për fitimin, Ligjit për taksat administrative, Ligjit për masat doganore për zbatim të mbrojtjes të të drejtave të pronësisë intelektuale, Ligjit për supervizion të sigurimit dhe të Ligjit për regjistrim të pagesave të gatshme.

Debati rreth pikave të tjera të rendit të ditës vazhdon pas pauzës së rregullt njëorëshe.

Paraprakisht, deklaratë solemne dhanë ministrat Fatmir Besimi, Bill Pavleski dhe Goran Misajllovski, të cilët nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e 88-të kur u zgjedh Qeveria e re që duhet t’i zbatojë zgjedhjet.

Në mbledhje nuk morën pjesë deputetët e opozitës./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: