Ahmeti porosit LSDM-në të mbetet e përkushtuar në realizimin e obligimeve të Marrëveshjes së Përzhinos

Shkup, 20 janar 2016  – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në një postim të tij në Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe e ka ftuar partinë më të madhe opozitare që të mbetet e përkushtuar në realizimin e obligimeve të mbetura nga marrëveshja e Përzhinos, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e dakorduara bashkarisht më 24 prill, si dhe të mos nxitojë me vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Në verën e vitit të kaluar, katër partitë kryesore të vendit morën përgjegjësinë për zgjidhjen e krizës më të thellë politike në vend duke arritur kështu marrëveshjen e Qershorit/Korrikut me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar. Palët u dakorduan rreth detyrave që duhet të zbatohen si dhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme me qëllim të përmbylljes së krizës. 24 prilli i këtij viti, si datë e mbajtjes së zgjedhjeve, u rinkonfirmua përsëri edhe në takimin e liderëve të mbajtur më 15 dhjetor 2015 kur zgjodhëm edhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Zbatimi i marrëveshjes giithësesi se kishte sfidat e veta, por shumica dërmuese e obligimeve tashmë janë realizuar, ndërsa është miratuar edhe plan aksional për reformat urgjente të rekomanduara nga Komisioni Evropian, zbatimi i të cilave do të vijoj edhe pas zgjedhjeve”, thuhet në postimin e liderit të BDI-së Ali Ahmetit. 

Ahmeti, në postimin e tij në Facebook, thotë se partitë janë zotuar për ta ndihmuar KSHZ-në që t’i kryejë detyrat në kohë si dhe për të vendosur kushte të barabarta mediatike për palët pjesëmarrëse në procesin zgjedhor.

“Prndaj, ftoj partinë më të madhe opozitare që të mbetet e përkushtuar në realizimin e obligimeve të mbetura nga marrëveshja, përfshirë edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e dakorduara bashkarisht më 24 prill, si dhe të mos nxitojë me vendime të rëndësishme për të ardhmën e vendit. Siç kam thënë edhe më herët, partitë kryesore bartin përgjegjësi të madhe për shtetin dhe qytetarët prandaj dhe duhet të veprojnë guximshëm në përputhje me përgjegjësinë dhe në të mirën e përbashkët duke lënë anash interesat partiake”, përfundon postimi i Ali Ahmetit./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: