Vazhdon seanca e 85-të e Kuvendit

Shkup, 20 janar 2016 – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 85-të në të cilën në rend dite janë disa ligje në lexim të parë dhe interpretime autentike.

Deputetët duhet të prononcohen për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shpronësim, Ligjit doganor, Ligjit për shoqatat financiare, Ligjit për kryerje të shërbimeve transfer i shpejtë i të hollave, Ligjit për revizion, Ligjit për fondet e investimit, Ligjit për ndërmarrje të shoqatave aksionare, Ligjit për punë devizore, Ligjit për kryerje të punëve kontabiliste, Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, Ligjit për taksat komunale, Ligjit për tatimin personal të fitimit, Ligjit për lizing, Ligjit për letra me vlerë, Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore dhe Ligjit për tatimet e pronës, të gjithë në lexim të parë.

Në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurë tatimore, Ligjit për akcizat, Ligjit për privatizim dhe dhënie me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, Ligjit për Drejtorinë doganore, Ligjit për kryerje të punëve për përfaqësim në procedurat doganore, Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Ligjit për tatimin e fitimit, Ligjit për taksat administrative, Ligjit për masa doganore për realizim të mbrojtjes së të drejtave nga pronësia intelektuale, Ligjit për supervizion të sigurimit dhe Ligjit për regjistirm të pagesave të gatshme, të gjithë në lexim të parë.

Propozimi i ligjit për infermieret dhe mamitë, propozim-ligji për zonat e lira shëndetësore, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjiko-industriale, plotësimi i Ligjit për ndërtim, plotësimi i Ligjit për tokë ndërtimore dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për evidencë amë, të gjithë në lexim të parë, janë gjithashtu në rend dite të kësaj seance.

Deputetët duhet të debatojnë edhe propozim-ligjet për përmbarim dhe për noteriat.

Në rend dite të seancës janë edhe propozim-ligji për gjelbërim urban, i parashtruar nga deputetët Liljana Popovska, Sollza Gërçeva, Lubica Buralieva, Roza Topuzova Karevska, Pavle Trajanov, ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, plotësimi i Ligjit për nëpunësit administrativë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi shoqërore dhe shtetërore, të gjithë me propozim të deputetëve opozitarë dhe në lexim të parë./Radio Vala

 861 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: