Zaev: Në ditët në vijim do të marrim vendim për hapat e ardhshëm

Strumicë, 19 janar 2016  – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se organet dhe trupi i LSDM-së dhe i opozitës së bashkuar në ditët në vijim do t’i marrin vendimet e tyre për pjesëmarrje në Qeveri dhe për të gjitha hapat e tyre të ardhshëm.
Zaev, pas zgjedhjes së djeshme të kryeministrit për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare bëri thirrje në bashkim të përbashkët në një platformë, për siç tha ai, shpëtim të Maqedonisë.
Ai kujtoi në qëndrimin e LSDM-së se pa rregullimin e mediave dhe pa pastrimin e listës zgjedhore nuk mund të ketë zgjedhje të drejta, demokratike dhe të rregullta.
Sipas tij, KSHZ-ja është përgjegjësja e vetme dhe mund të konfirmojë për pastrimin e listës zgjedhore që të shkohet në zgjedhje të rregullta.
“Ligjvënësi ka parashikuar 85 ditë për pastrimin e Listës zgjedhore. Nga sot deri më 5 mars, deri kur duhet të pastrohet Lista zgjedhore dhe të jepet në ekspertizë publike, mbetet saktë 45 ditë”, tha lideri i LSDM-së Zaev./Radio Vala

 802 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: