Votohen edhe zëvendësministrat dhe ministrat plotësues në Qeverinë e re

Shkup, 18 janar 2016  – Kryeministri i Qeverisë kalimtare Emil Dimitriev, në pajtim me marrëveshjen e Përzhinos, e propozoi përbërjen e njëjtë edhe për zëvendësit dhe ministrat plotësues. Përbërja e zëvendësministrave dhe ministrave plotësues u votua mbrëmë në kuadër të seancës së 89-të të Kuvendit. 

Zëvendësministri i Mbrojtjes mbetet Ilmi Selami, Zemri Qamili në MPB, Biljana Brishkoska Boshkovski në Ministrinë e Drejtësisë,  Dragana Kiprijanovska MPJ, Ardian Xheladini në Ministrinë e Financave, Hristijan Delev në Ministrinë e Ekonomisë, Vanço Kostadinovski në Ministrinë e Bujqësisë, Jovica Andovski në Ministria e Shëndetësisë, Spiro Ristovski  në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ibrahim Ibrahimi në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Lupço Prenxhov në Ministrinë e Pushtetit Lokal, Dragan Nedelkoviq në Ministrinë e Kulturës, Timpo Mucunski në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nimetulla Halimi në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Stevo Temellkovski në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Zëvendësministri i Brendshëm plotësues është Mitko Çavkov, zëvendësministri plotësues në Ministrinë e  Punës dhe Politikës Sociale është Dime Spasov, zëvendësministri plotësues në Ministrinë e Financave është Kire Naumov, zëvendësministri plotësues në Ministrinë e Bujqësisë është Lupço Nikollovski dhe zëvendësministri plotësues në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është  Aleksandar Kiracovski./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: