U konstatua tërheqja e përkohshme e Gruevskit nga funksioni kryeministër

Shkup, 18 janar 2016 – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë TrajkoVeljanoski sot pasdite në kuadër të seancës së 87-të e konstatoi tërheqjen e përkohëshme të Nikolla Gruevskit nga funksioni kryetar i Qeverisë. 

Siç tha Veljanoski, duke iu referuar nenit 220 të Rregullores së Kuvendit, me tërheqjen e kryeministrit, përfundon edhe mandati i anëtarëve të Qeverisë. 

Mbi bazën e nenit 93 paragrafi 5 nga Kushtetuta, Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. 

Sonte në orën 19 e 30 minuta presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do t’ia japë mandatin për përbërje të re të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitrievit. /Radio Vala

 627 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: