BDI pranoi Metodologjinë e propozuar dhe të pregatitur nga KSHZ-ja për pastrimin e listës zgjedhore

Shkup, 18 janar 2016  – Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një komunikate për informim njofton që e ka pranuar Metodologjinë e propozuar dhe të pregatitur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për pastrimin e listës zgjedhore.

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndron në kumtesë ndërmerr këtë hap në funksion të tejkalimit të të gjitha pengesave të mundshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe fton të gjitha palët që të japin kontributin e tyre për ta përmbyllur këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin.

BDI e ka njoftuar edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor për këtë vendim dhe shpreson që të gjitha palët do të marrin në konsideratë interesat e shtetit përpara interesave partiak./Radio Vala

 

 

 668 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: