Misioni i UDB-ës Jugosllave: Të denigrohen personalitetet shqiptare !

Shkup, 18 janar – Çdo e keqe në dekadat e kaluara për shqiptarët në Ish federatën e shteteve Jugosllave është gatuar dhe përgatitur në zyrat e shërbimit sekret shtetëror të njohur ndryshe si UDB-a Jugosllave.

Strategjia e veprimit ka qenë metoda e njohur “përça dhe sundo”.  Janë përdorur të gjitha format për të arritur qëllimin, sidomos në mesin e popullatës shqiptare.

Njohësit e mirë të rrethanave dhe funksionimit të shërbimit sekret të asaj kohe, duke folur për Zhurnal, thonë se: ”Forma e shpifjes ka qenë ndër format më të përhapura. Janë sajuar shpifje nga më të ndryshmet për të njollosur figurat bartës të proceseve për çlirimin e trojeve shqiptare nga kthjetra sllave”.

Zakonisht janë luajtur dy karta të fuqishme të ndjeshme për kombin shqiptar, karta nacionale  dhe ajo fetare për të denigruar personalitetet bartëse të proceseve shqiptare.  

Realizimi i planeve ugurzeza është kryer në dy drejtime. Në realizimin e këtyre planeve janë përfshi agjendë të besuar të shërbimeve sekrete kryesisht të nacionalitetit serb por edhe spiunë gjakprishur shqipfolës që kanë vepruar në terren.

Por, edhe pse ish federata jugosllave tashmë ka amshuar edhe si meritë e veprimtarëve të kauzës shqiptare, shërbimet sekrete jugosllave ende veprojnë dhe ende kanë mision të pa mbaruar.

Të përbetuarit anitshqiptar siç janë ish agjentët serb Dejan Luçiç, Bozhidar Spasiq dhe shumë të tjerë, viteve të fundit janë aktivizuar për të njollosur figurat politike shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, për të bërë përçarje në mesin e popullatës shqiptare. Atyre u janë vënë në shërbim edhe gazetar maqedonas e serb siç është rasti me gazetarin Zoran Bozhinovski i cili nga zemra e Serbisë, Beogradi, me porosi të qarqeve antishqiptare (UDB-a), është duke luajtur rolin e nxitësit dhe konfliktit vëllavrasës në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Lufta zhvillohet pikërisht në dy drejtime, aspekti kombëtar dhe aspekti fetar. Jo rastësisht në sulm janë vënë drejtuesit e Bashkësisë Fetare Islame dhe drejtuesit kryesor politik shqiptar në Maqedoni.

Beteja e UDB-ës Jugosllave me shqiptarët ende nuk ka përfunduar. Sidomos ditëve të fundit, lufta është intensifikuar.

Opinionin shqiptar por edhe më gjerë e tronditi prononcimi i ish agjentit serb Dejan Luçiç, i cili shpalosi disa metoda për shkaktimin e vëllavrasjes mes shqiptarëve me metodën e njohur “përçaj dhe sundo”. Tha: “Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman”, po ashtu tha: “Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja luftë fisnore mes shqiptarëve. Nëse shkaktoni konflikt mes Thaçit dhe Haradinajt çdoherë mund ta ndizni zjarrin”.

Përçarja e shoqërisë ose komunitetit të caktuar mund të krijohet përmes metodës së shpifjes. Metoda përçaj dhe sundo, thotë Zenku, është ndër metodat që shërbimet sekrete i aplikojnë, kjo ka qenë sidomos metodë e aplikuar nga UDB-a jugosllave.

Karta fetare dhe ajo nacionale por edhe karta e familjes, janë përdorur nga agjentet e këtij shërbimi antishqiptar. Për ta sunduar një popull duhet të ia mësosh pikat e dobëta. Shërbimet sekrete kanë përvojë në këtë drejtim. Zbresin tek populli përmes agjentëve të tyre por edhe përmes bashkëpunëtorëve dhe ua blejnë mendimet dhe gjendjen shpirtërore. Në saje të këtyre momenteve përpilojnë skenarët dhe veprojnë. Qëllimi është shthurja shoqërore e një grupi etnik, fetar, kulturor e tjerë.

Por logjika e shëndosh thotë se një person ose një grupacion (shërbim sekret), që ka luftuar kundër një populli, në asnjë moment nuk mund të vihet në shërbim të atij populli.

Nga ky vështrim, mund të vihet në përfundim që agjentët serb që shkaktuan me mijëra vrasje tek populli shqiptar në shtetet e ish federatës Jugosllave (kujtoni vrasjen e ushtarëve shqiptarë në shërbimet ushtarake, vrasjen e veprimtarëve…), sot nuk mund të mendojnë ndryshe për popullin shqiptar. Ato vazhdojnë misionin e tyre për shfarosjen e popullit shqiptar.

Mund të ndryshon mënyra dhe metoda, por qëllimi mbetet i njëjtë. Figurat kryesore politike të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe jo vetëm vazhdojnë të mbeten cak i sulmeve të tyre, duke i njollosur përmes agjentëve dhe bashkëpunëtorëve duke shfrytëzuar media të caktuara.

Mund të dëgjohen shpifje nga më të ndryshme, siç u shpreh edhe vet agjenti serb Dejan Luçiç, “Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman”, apo “Vrisni një politika dhe akuzoni kundërshtarin e tij”.

Por shqiptarët sot nuk janë një popull naiv dhe i pashkolluar që ta gëlltis “çorbën”, e gatuar nga shërbimet sekrete serbe. Qëllimi i tyre është i qartë dhe nuk ndryshon, synimi mbetet përçarja dhe sundimi ndaj popullit shqiptar.

Një herë spiun, çdo here spiun. Kjo teori mbetet dhe vlen edhe për agjentët e shërbimeve jugosllave. Edhe pse në pension, agjenti gjakpirës Bozhidar Spasiq, edhe pse në pension vazhdon të  përgatis komplote antishqiptare duke hedhur në opinion herë pas here shpifje për politikanë shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni, dhe duke tentuar që të njollos ato.

Agjentët sllav kanë krijuar megafonët e tyre për të përçuar mesazhet tek caku final. Ndër to, s’do mend se paraqitet edhe gazetari maqedonas, Zoran Bozhinovski i cili rastësish apo jo, zgjodhi Beogradin për tu vendosur dhe për të luajtur rolin e përçarjes tek shqiptarët e Maqedonisë. Me informacione të servuara nga agjentura serbe, herë pas here plason në opinion trillime dhe shpifje nga më të ndryshmet.

Së fundmi, gazetari antishqiptar paraqet shpifjen e radhës duke tentuar që liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ta paraqes si ofendues i të dërguarit të fundit të krijuesit, Muhamedit A.S. Me fantazinë e tij të bazuar në agjendën antishqiptare, pretendon se lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një bisedë telefonike paska sharë pikërisht të dërguarin e Zotit.

Kjo është e qartë. Ashtu siç u tha më lartë shërbimet sekrete jugosllave kanë luajtur me karat e ndjeshme të një populli siç janë ndjenjat për kombin dhe fenë. Duke u nisur nga ndjeshmëria, ky gazetar antishqiptar ka goditur cakun duke shpifur se Ahmeti paska sharë të dërguarin e fundit të krijuesit të gjithanshëm.

Aq më tepër dhe jo më larg se një vit, në një medium të Tiranës (Tv Ora News), Ahmet publikisht tha që nuk e ndërron fenë, është musliman dhe që i takon kombit shqiptar.

“Policia politike dhe udhëheqja ekzekutive e ish Federatës Jugosllave, hartuan dy plane. Plani i parë që të denigrojnë dhe poshtërojnë figurat dhe njerëzit më ë devotshëm të organizimit të politik të shqiptarëve duke i quajtur njerëz të paditur e  mediokër, duke u quajtur njerëz të dështuar në jetë, njerëz që nuk ua duan të mirën bashkëkombësve të tyre, njerëz jo besimtar e antifetar. Pasi nuk zuri vend e gjithë kjo propagandë e organizuar të niveleve të ndryshme, Policisë politike, atëherë shkuan në planin e dytë, plan i cili ishte i organizuar mirë për eliminimin fizik të tyre për të ndërprerë bashkimin dhe mobilizimin e shqiptarëve më tej në një front”, tha pardje në mbrëmje lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Gostivar, ku ishte i ftuar për të evokuar për dëshmorët e kombit, Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë 34 vite më parë nga dora e zgjatur e UDB-ës Jugosllave. 

Por përfundimisht shqiptarët nuk pranojnë porosi dhe mesazhe shpifëse që u servohen në gjuhën e sllavit dhe nga goja e tyre. Shqiptarët e dijnë fortë mirë qëllimin e tyre dhe nuk bien në grackat që mundohen t’i fusin. Shqiptarët të vetëdijshëm plotësisht, çdo herë e nxjerrin konkluzion të kundërtën e asaj që e thotë armiku i përbetuar, sepse përbetimi i armikut nuk shkon kurrë në interes të kombit shqiptar.   

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: