Han: Partitë t'i përmbahen marrëveshjes së Përzhinos dhe të caktojnë datë për zgjedhjet

 

Bruksel, 18 janar 2016  – U bëj thirrje partive politike në Maqedoni që t’i përmbahen marrëveshjes së Përzhinos, porositi sot eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, para fillimit të Këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Evropian.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Han një pjesë të madhe të fjalimit të tij ia kushtoi negociatave të pasuksesshme gjatë ditës së premte në Shkup, ku u prish një pjesë e marrëveshjes midis partive politike në lidhje me 24 prillin si dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Duke konfirmuar se 5 qershori si dita kur do të mbahen zgjedhjet ishte gjithashtu në tryezën e negociatave ditën e premte, Han tha se “poenta e tij është thjeshtë të garantohen zgjedhjet.

“Kjo do të jetë një mundësi e madhe sepse gjithçka do të përgatitet mirë, në mënyrë korrekte dhe transparente, sipas standardeve demokratike ndërkombëtare. Kam bërë gjithçka për ta siguruar vëzhgimin e nevojshëm, për shembull ODIHR do të porositë 24 vëzhgues afatgjatë. Si për shembull në Turqi ata kanë 30 vëzhgues të tillë dhe për një vend të vogël në krahasim me Turqinë të ketë 24 është shumë, si dhe 300 në ditën zgjedhore. Poenta ime është se është e rëndësishme të ketë zgjedhje sipas standardeve tona me qëllim të kthehet kredibiliteti i vendit. Kjo është e rëndësishme edhe për të pasur hap të ardhshëm, të binden vendet-tona anëtare që të fillojnë negociatat”, theksoi Han.

I pyetur pse bisedohet për një datë tjetër dhe çka është ndryshuar pas deklaratës së tij të premten në mbrëmje, duke pas parasysh atë se ka marrë garanci nga ODIHR, por edhe nga kryetari i KSHZ-së se zgjedhjet mund në mënyrë cilësore të zbatohen më 24 prill, Han me përgjigje:

“Të dyja palët më treguan para fillimit të takimit se ende është e mundur të sigurohen zgjedhjet, si për shembull kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor tha se ka nevojë për njerëz për teknologji kompjuterike dhe për juristë që të përballen me ankesat, por gjithashtu edhe për njerëz për të bërë kontroll në teren që është konfirmuar nga Qeveria, prej ku thanë se do t’i ndajnë të punësuarit për këtë qëllim. Por, edhe njëherë mendoj se është më e rëndësishme nëse është e mundur të ketë marrëveshje midis të gjitha palëve, sepse kjo është diçka që arritëm gjatë muajve të kaluar për ta implementuar marrëveshjen nga qershori-korriku”, potencoi Han. 

Eurokomisari shtoi se “jo çdoherë partitë janë mbajtur deri te data kur ka afat të caktuar përfundimtar që është dakorduar, por në fund gjithçka u implementua”.

“Do të jetë e shkëlqyeshme nëse edhe zgjedhjet realizohen në këtë frymë, ku të gjithë do të jenë të përkushtuar në këtë. Për çdo rast, u bëjë thirrje të gjithë lojtarëve në vend që t’i përmbahen marrëveshjes së qershorit dhe korrikut”, porositi Han.

Eurokomisari për negociata për zgjerim theksoi se është i shqetësuar për progresin e vogël lidhur me miratimin e prioriteteve urgjente reformuese nga raporti i Rajnhard Pribesë dhe porositi se “ka shumë elemente dhe qëllime në raportin e Pribesë që mund të përmbushen deri në zgjedhjet”.

“Këtu ballafaqohemi me anulime dhe ju bëjë thirrje të gjitha partive që të mbeten të përkushtuar, për shkak se kjo është pjesë e procesit të nevojshëm reformues dhe sa më parë këtë ta bëjnë, aq më mirë dhe aq vendi do të jetë i përgatitur në perspektivën evropiane dhe në perspektivën euroatlantike. Do të thotë, në duart e personave përgjegjës dhe të kujdesen për vendin dhe për njerëzi”, tha Han.

Lidhur me zgjidhjen e gjendjes në media, i pyetur se sa është e mundur marrëveshje kur në vend të ligjit evropian, opozita në Maqedoni kërkon që personalisht t’i udhëheqë Servisin publik dhe Agjencinë për media dhe se nëse nevojitet një ligj i tillë censurues ose ligji sipas shembullit të ndonjë vendi nga Bashkimi Evropian, Han ishte decid se duhet të gjehet kompromis, e jo të veprohet me dhe nën shantazhe.

“Ristrukturimi i shoqërisë në shumë sfera është e nevojshme dhe pjesë e posaçme e këtyre negociatave të ndërmjetësuara nga Peter Vanhaute, madje shpresoj se do të ketë progres. Ajo që është e rëndësishme për vendin edhe atë jo vetëm lidhur me këtë vend, por edhe shumë vende në Ballkanin Perëndimor është se duhet ta braktisim qasjen bardh e zi. Në demokraci nevojiten kompromise dhe ato nuk janë diçka e keqe, por diçka ku të gjithë fitojnë diçka, por gjithashtu edhe heqin dorë nga diçka në interes të të gjithëve. Të jesh i fuqishëm pas tij në krahasim me paraprakisht dhe kjo duhet të mësohet nga elita politike, por edhe nga njerëzit. Nuk është se je fitues ose humbës dhe nëse vazhdojmë kështu nuk di ta bëjmë progresin e nevojshëm. Duhet të kuptojmë se bëhet fjalë për bashkëpunim dhe për gjetje të zgjidhjes që është e pranueshme për të dyja palët. Natyra e demokracisë është që të gjehet kompromis, marrëveshje e mirë, jo marrëveshje e keqe”, thekson Han.

Lidhur me problemin migrues dhe qëllimi i tij në Shkup se në këtë pjesë mund të ketë problem për Maqedoninë, eurokomisari theksoi se “qëllimi i tij ka qenë në dhënie të komentit për rezultatin nga e premtja e kaluar, se ka shumë sfida për vendin dhe Qeveria dhe se çështja e migrantëve për momentin është më e madhe dhe se ka dyshim se do të ballafaqohemi me vazhdim të situatës siç pamë në vitin 2015”.

“Dhe nëse disa vende evropiane e bëjnë atë që e paralajmëruan dhe i mbyllin kufijtë, kjo mund të ndikojë në situatën në Shkup. Për këtë arsye thashë se ky është një shembull, ndërsa tjetër shembull është situata ekonomike dhe situata me të papunët. Ka shumë çështje të cilave duhet t’u kushtohet vëmendje e plotë nga ana e Qeverisë, por edhe të opozitës në Parlament dhe për këtë arsye u bëj thirrje të gjithëve që të darkodohen për datën për zgjedhje me qëllim që të jemi më të përqëndruar dhe më të koncentruar”, përfundoi Han./Radio Vala

 794 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: