Këshilli Rinor i Komunës së Gostivar të hënën shfaq dokumentarin për Martin Luter King Jr.

Gostivar, me 17 janar 2016

Me rastin e Ditës së Martin Luter King Jr. më datë 18 Janar 2016, me fillim në ora 19:00 në hapësirat e Komunës së Gostivarit, Këshilli Rinor organizon eventin për promovimin e të drejtave civile. Me këtë rast do të shfaqet premiera e dokumentarit të përpunuar nga Këshilli Rinor kushtuar Martin Luter Kingut, të përkthyer në shqip dhe maqedonisht. 

Martin Luter King ishte një nga liderët e lëvizjes së aktivistëve në SHBA të cilët e transformuan politikën Amerikane dhe i dhanë fund racizmit dhe segregacionit legal. Historia e Matrin Luter Kingut na ofron një shembull inspirues se si një qytetar i rëndomtë mund të ndikoj në ndryshimin e një komuniteti të tërë dhe t’i tejkaloj paragjykimet raciale dhe etnike.

/Radio Vala

 940 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: