“Dita e poezisë shqipe”, në Gostivar, hapet konkursi për pjesëmarrësit

Gostivar, 17 janar – Këshilli Rinor i Komunë së Gostivarit, në suaza të manifestimit kulturor “Dita e poezisë shqipe” i cili realizohet për të tretin vit me radhë me rastin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, hap konkurs letrar për poezi.

Konkursi vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar nga mosha 15 deri 25 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë. Të rinjtë që i plotësojnë kushtet mund të konkurrojnë vetëm me një poezi ndërsa tematika dhe motivet e poezive janë të lira.Me këtë rast, juria profesionale do të shpall edhe fituesit e tre vendeve të para që do të marrin çmimin “Sefer Selimi” dhe do të shpërblehen nga Komuna e Gostivarit, edhe atë: Vendi i parë – 15.000 denarë, Vendi i dytë – 10.000 denarë dhe Vendi i tretë – 6.000 denarë.

“Konkursi ka për qëllim të nxis nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë që të merren me poezi dhe krijimtari letrare dhe në të njëjtën kohë t’ju krijojë atyre hapësirë për afirmim në mesin e shoqërisë. Përmes këtij manifestimi pretendohet të promovohet krijimtaria letrare, stimulimi i të rinjve për t’u marrë me poezi, promovimi i vlerave kulturore, letrare dhe përkujtimi i personaliteteve që kanë dhënë kontribut për qytetarët e Gostivarit”, theksoi koordinatori i Këshillit Rinor, Sefer Selimi.

Çmimi do të ndahet në emër të veprimtarit e poetit Sefer Selimi, duke e përkujtuar veprën e tij që të shërbej si shembull për gjeneratat e reja dhe në nderim të punës dhe veprimtarisë së tij kombëtare. Sefer Selimit ishte arsimtar, poet dhe patriot i shquar i njohur si një nga nismëtarët e luftës për arsim dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoni.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 Janar deri 7 Shkurt 2016. Poezitë konkurruese të dërgohen përmes postës elektronike në emalin: konkursiletrar@gmail.com. 

 

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: