Takim i grupit punues për marrëveshjen e Përzhinos

Shkup, 17 janar 2016 – Përfaqësuesit e partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos sot në Klubin e deputetëve kishin takim me ndërmjetësuesin në bisedime Piter Vanhaute, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski.

Çiçakovski, përfaqësuesve të partive politike ua prezantoi njohuritë e tyre në lidhje me pastrimin e Listës zgjedhore, që është një ndër çështjet e hapura të cilat rrjedhin nga Marrëveshja.

Pas takimit Vanhaute deklaroi se zgjedhjet teknike janë të mundshme, por duhet të punohet në Listën zgjedhore.

Sipas tij, për të gjitha sqarimet teknike, bisedimet duhet të vazhdojnë në KSHZ sepse të gjitha partitë politike kanë anëtarë në KSHZ.

Pas daljes nga takimi, Çiçakovski tha se KSHZ-ja është proaktive. “Dëshirojmë procesin ta ndihmojë për të rrjedhur sa më shpejtë që është e mundur”, tha ai.

Në pozitat që kryetari i KSHZ-së i ka theksuar në takim, ai thekson se pa kontroll themelor të Listës zgjedhore, zgjedhjet më 24 prill mund të zbatohen në mënyrë teknike. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: