Arti pamor, ekspozitë personale e Luan Zenkut në Gostivar

Gostivar, 17 Janar – Në galerinë “Kult” në Gostivar u hap ekspozita e pavarur me titull “Folku tradicional” i artistit Luan Zenku.

Ai para dashamirëve të artit figurativ u prezantua me dhjetë vepra nga opusi i tij i fundit të përpunuara në teknikën arkil dhe pëlhurë.

Në hapjen e ekspozitës, profesori Reshat Ameti duke u përqendruar në veprën e këtij artisti përmendi se Zenku është një ndër artistët më dinamik dhe më energjik të artit në hapësirat tona kulturore, me vizion të pasur në perceptimin dhe prezantimin e prodhimit përfundimtar artistik.

Luan Zenku në mënyrë aktive merret me art në dy dеkadat e fundit dhe është i angazhuar në organizimin e ngjarjeve kulturore-artistike. Gjatë tre viteve të fundit udhëheq me Qendrën për kulturë.

Ekspozitën e organizoi SHAFM “Draudakum” me mbështetje të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë. /Radio Vala

 911 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: