Maqedonia nën shtresën e borës

Shkup, 17 janar 2016 – Në Maqedoni dominon kryesisht mot i vranët dhe i ftohtë, në pjesët perëndimore me erë të dobët. Përgjatë Luginës së Vardarit dhe në vendet më të larta fryen erë mesatare deri në të përforcuar veriore, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Më shumë borë deri në orën 7 ka reshur në Mavrovë, 43 centimetra, pastaj 34 cm në Lazaraopolë, 32 cm në Dibër, 31 cm në Pozharan, 25  cm në Krushevë, 20 cm në Berovë, 18 cm në Topolçan dhe Tetovë, 17 cm në Gjurishte, 13 cm në Manastir dhe Pozhar, 12 cm në Pretor, 10 cm në Kriva Pallankë dhe Shtip, 9 cm në Strumicë, 8 cm në Ohër, 6 cm në Prilep dhe Kavadar, 4 cm në Vinicë, 3 cm në Shkup-Petrovec dhe 1 cm në Demir Kapi.

Nga DPHM informojnë se temperaturat minimale sot në mëngjes -8 gradë në Mavrovë, -7 në Lazaropolë dhe Krushevë, -4 në Berovë, -3 në Prilep, Pretor dhe Dibër, 02 në Ohër, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Manastir, -1 në Shtip, Vinicë dhe Kumanovë, zero gradë janë matur në Shkup, Strumicë, Kavadar dhe Dojran, një gradë në Demir Kapi dhe dy gradë në Gjevgjeli.

Më së shumti shi deri në orën 7 ka reshur në Strumicë 36 litra në një metër katror, pastaj 34 në Pozharan dhe Mavrovë, 31 në Berovë, 27 në Dibër, 26 në Pretor, 25 në Topolçan, 22 në Lazaropolë, Tetovë, Dojran, Gjevgjeli dhe krushevë, 21 në Demir Kapi, 19 në Manastir, 17 në Vinicë, 16 në Kriva Pallankë dhe Pozhar, 14 në Shtip, 13 në Ohër,l 11 në Gjurishte, pesë në Shkup, katër në Kavadar dhe një në Kumanovë dhe Prilep. /Radio Vala

 878 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: