U promovua Monografia dedikuar 10 vjetorit të manifestimit “Flaka e Janarit”, në Gostivar

Gostivar, 17 janar – Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, në Gostivar, të shtunën në mbrëmje u promovua Monografia dedikuar 10 vjetorit dhe jubileut të parë të këtij manifestimi në qytetin e Gostivarit.

Gjatë promovimit, recensuesi dhe njëri nga autorët e monografisë, Driton Zenku theksoi që Monografi pasqyron të gjitha aktivitet nga viti 2005  deri në vitin jubilar.

“Në cilësinë e gazetarit pata fatin ta ndjek këtë manifestim, nga edicioni i parë dhe deri në të fundit. Kjo ishte arsyeja që mua dhe disa anëtarëve të tjerë të Këshillit Organizativ, siç janë Arsim Disha dhe Ylber Jusufi, të na besohet krijimi i Monografisë.  Bëhet fjalë për një periudhë një dekadëshe.  Krijimi i Monografisë do të ishte i pamundur po të mos ishin ruajtur dokumentet dhe fotografitë e çdo manifestimi. Duhet ta përmend që kjo punë është mëritë e kryetarit të deritanishëm të Këshillit Organizativ, Luan Veliu, i cili u kujdes për çdo fotografi, referat, evokim, poezi dhe çdo detali tjetër që u paraqit në këtë skenë ku ndodhemi sonte”, deklaroi Zenku para të pranishmëve.

Duke folur për përmbajtjen e Monografisë, Zenku theksoi që në mënyrë kronologjike janë paraqitur të gjitha edicionet e “Flakës së Janarit”.

“Monografi pasqyron të gjitha aktivitet nga viti 2005  deri në vitin jubilar. Në vete kjo monografi përmban 12 kapituj. Në kapitullin e parë janë përfshi vlerësime mbi librin dhe manifestimin nga kryetari i Shoqërisë dhe Këshillit Organizativ, Luan Veliu, veprimtarëve Fazli Veliu dhe Fatmir Limani, ish kryetarit të  Shoqërisë, Rahim Hasani, kryetarit të Këshillit Artistik Sinan Zylbehari, si dhe zëdhënësit të Shoqërisë, Arsim Disha. Nga kapitulli i dytë e deri në të dhjetin është përfshi çdo aktivitet i manifestimit. Do të thotë çdo manifestim është kapitull në vete ku janë të përfshira fotografitë, referatet, fjalimet e mysafirëve dhe programi artistik. Në kapitullin e fundit është paraqitur foto dokumentari nga  rregullimi hortikulturor i varrezave të dëshmoreve, që u ndërmor pikërisht në vitin jubilar të Flakës së Janarit. Po ashtu. Në këtë kapitull janë shënuar të gjithë emrat e personave që dhanë kontributin e tyre në organizimin e manifestimit”, shtoi Zenku.

Duke folur për rëndësinë e librit, Zenku tha se e veçanta e kësaj monografie qëndron në faktin që në çdo fletë të saj përmenden emrat e dëshmorëve që ne për 10 vite me radhë u përkulëm, i nderuam  dhe i përkujtuam. 

“Një kopje nga kjo Monografi, ia vlen të ndodhet në bibliotekën e çdo njërit nga Ne. Ky libër, përkujtimin ndaj dëshmorëve e bënë të pavdekshëm. Uroj që ky libër të bëhet pjesë e bibliotekës suaj familjare, të ruhet me kujdes dhe të bartet ndër breza. Vetëm kështu, përkujtimi i dëshmorëve do të jetë i pavdekshëm. Përkulemi dhe përcjellim respekt të veçantë për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veprimtarët dhe mysafirët e ardhur nga gjitha trojet shqiptare”, përfundoi Zenku.

Monografia u shtyp në 1000 kopje ndërsa u shpërnda falas për të pranishmit në Akademinë përkujtimore.  

 942 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: