Prolongohet afati për farmacuet të domsodoshëm në turne në farrmaci

Shkup, 15 janar 2016 – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 85-të i miratoi ndryshimet e Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore.

Ndryshimet ligjore janë propozuar nga një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së dhe me to mundësohet prolongimi i dispozitës për farmaceut të domosdoshëm të diplomuar në çdo turn në farmacitë deri më 1 janar të vitit 2018.

Deputetët i miratuan edhe ndryshimet e Ligjit për tokë bujqësore dhe të Ligjit për pyjet, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet e Ligjit për pyje thjeshtësohet procedura për tjetërsim të përhershëm të pyllit ose tokës bujqësore për ndërtim të objekteve me interes publik.

Debat më të madh shkaktuan ndryshimet e Ligjit për tokë bujqësore për të cilat opozita votoi kundër sespe sipas tyre, implementimi i deritanishëm i ligjit ka treguar se keqpërdoret toka bujqësore shtetësore dhe shpërrndarja e subvencioneve.

Debati rreth pikave tjera të seancës së 85-të vazhdon pas pushimit të rregullt pej një ore. /Radio Vala

 748 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: