OSBE dhe ODIHR bënë thirrje për implementim të plotë dhe në kohë të marrëveshjes së Përzhinos

Shkup, 14 janar 2016 – Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanieri dhe drejtori i ODIHR-së Majkëll Georg Link sot u bënë thirrje liderëve të partive politike në Maqedoni që të veprojnë në interes të të gjithë qytetarëve në vend dhe t’i ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që të sigurojnë realizim të lotë dhe në kohë të të gjithë elementeve nga marrëveshja në Përzhino.

Në kumtesën nga OSBE-ja, Zanieri dhe Link potencojnë se procesi është në periudhë të rëndësishme këtë javë dhe bënë thirrje për implementim të plotë të marrëveshjes duke e përfshirë edhe formimin e qeverisë së përkohshme dhe emërim të kryeministrit në pajtueshmëri me afatin e paraparë me marrëveshjen dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill të vitit 2016.

“Liderët dhe përfaqësuesit politik duhet të mbeten të përkushtuar në qëllimet e marrëveshjes duke e përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill”, tha drejtori Link.

ODIHR, siç thuhet në kumtesë, veçmë filloi me përgatitje për vendosje të misionit të madh vëzhgues. Vëzhgimi, siç qëndron, mund të luajë rol shumë të rëndësishëm në promovimin e besimit tek votuesit gjatë procesit zgjedhor dhe në mënyrën se si ato do të zbatohen. /Radio Vala

 3,533 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: