Dhjetori më i ngrohtë nga mesatarja dhe pa shi

Shkup, 13 janar 2016 – Temperaturat e ajrit në muajin dhjetor të vitit 2015 kanë qenë më të larta se ato mesatare deri në dy shkallë, ndërsa gjatë muajit në asnjë vend matës nuk janë regjistruar reshje, thuhet në raportin e rregullt mujor të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Temperaturat e mesme mujore të ajrit gjatë dhjetorit në Maqedoni kanë lëvizur nga 0,8 gradë Celsius në Mavrovë deri në 6,8 gradë në Gjevgjeli, ndërsa vlerat e matura janë më të larta nga ato mesatare deri në dy gradë.

Temperaturat e mesme mujore kanë lëvizur rreth 1,3 gradë në Manastir, 2,5 gradë në Kriva Pallankë dhe Prilep, 2,7 gradë në Demir Kapi, 3 në Shtip dhe Strumicë, 3,3 gradë në Shkup.

Për shkak të numrit të madh të ditëve të kthjellëta dhe vranësirave të vogla, temperatura e mesme maksimale kanë qenë mbi vlerat mesatare, ndërsa temperaturat e mesme minimale në kuadër të vlerave mesatare ose pak më të ulta. Matjet tregojnë se në vendet matëse vlerat ekstreme absolute të temperaturës së ajrit nuk janë tejkaluar.

Informata është përgatitur sipas matjeve dhe të dhënave nga stacionet kryesore meteorologjike të sistemit mbikëqyrës meteorologjik të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, për periudhën nga viti 1951 deri në dhjetor të vitit 2015. /Radio Vala

 825 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: