Temperaturat e larta pa ndikim të madh negativ ndaj bujqësisë

Shkup, 12 janar 2016 – Moti jashtzakonishtë i ngrohtë në këtë periudhë të vitit që e përfshiu Maqedoninë nuk është alarmues për kulturat bujqësore.

Sipas agrometeorologëve, në rrezik janë ndoshta pemët dhe hardhitë e rrushit, por edhe kjo është pothuajse e pamundur sepse tashmë nga e premtja paralajmërohet ulje e temperaturave.

Ndaj të mbjelljave vjeshtore, megjithatë, ndryshimet e kushteve të motit nuk kanë asnjë ndikim.

“Deri tani nuk kishte temperatura ekstrem të ulëta, dhe pothuajse tërë kohën, nga mbjellja deri tani, gruri vegjeton, rritet. Vonë ka mbirë edhe në dimër hyri në fazat e ulëta të zhvillimit” thotë agrometeorologu, Angelko Angelovski nga DPHM.

Në pjesët jugore të Maqedonisë ka pemë të çelura, çeli edhe rozmarina që nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Nëse vazhdojnë temperaturat më të larta, shton Angelovski, është e mundur të çelin edhe kulturat tjera. Megjithatë shumë e shkurtër është periudha e motit të ngrohtë.

“Temperaturat e tilla në janar janë regjistruar edhe në vitet tjera, por për shkak se nuk zgjasin mjaftueshëm, nuk mund të shkaktojnë çfarëdo ndikime drastike. Nga e premtja sërish pritet ulje  e temperaturave”, shton Angeleski.

DPHM dje shënoi 18 gradë në Manastir ku në këtë periudhë të vitit të zakonshme janë -18, që është dallim prej rreth 35 deri 36 gradë. /Radio Vala

 1,487 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: