Nga 11 – 15 janar, Java e decentralizimit dhe zhvillimit regjional

Shkup, me 10 janar 2016

Ministria për vetëqevrisje lokale, në krye me ministrin  Lirim Shabani, gjatë pesë ditëve të ardhëshme të javës që vjen do të kenë një agjendë të ngjeshur  me  aktivitete të ndryshme të cilat janë parapa të realizohen në ministrinë gjegjëse, në Qendra rajonale,  në komuna dhe Oda ekonomike.

Kështu, të hënën, në Ministrinë për vetëqeverisje lokale ( ora 11) do të qëndrojë delegacioni  i lartë qeveritarë i cili do të takohen me ministrin për vetëqeverisje lokale, Lirim Shabani. Me këtë rast, ministri Shabani do ta njoftojë delegacionin në fjalë me  punët dhe aktivitetet e realizuara deri  tani si dhe ato që janë në ecuri e që do të realizohen në periudhën e ardhëshme. Poashtu, delegacioni qeveritarë (ora 13) do të vizitojë edhe Byronë poër zhvillim regjional pranë Ministrisë për vetëqeverisje lokale, ku anëtarët e delegacionit do të njoftohen më detajisht për punët e kryera nga Byroja përkatëse si dhe me planet dhe projektet e parashikuara që do të realizohen  gjatë periudhës së ardhëshme. Për gjithë këtë do të referojë njeriu i parë i Byrosë, Xhemail Elmazi me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatëi ditëve në vijim, më saktë të martën ( 12 janar), në kuadër të javës së decentralizimit dhe zhvillimit regjional, ministri Lirim Shabani me bashkëpunëtorët e tij do të vizitojë dy komunat, atë  të Çairit dhe komunën e Likovës ndërsa të mërkurën (13 janar) do të vizitohet Universiteti i Tetovës dhe Qendra për zhvillit të regjionit planor të Pollogut. 

Më 14 janar ( të ejten)  do të vizitohet Oda ekonomike e MVP dhe komuna e Bogovinës ndërsa java e bujshme do të përmbyllet me debatin që do të organizohet me përfaqësues të komunave  në temë “Decentralizimi dhe zhvillimi regjional”. /Radio Vala

 810 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: