Reshat Ameti: Në vitin 2015 SHAFM “Draudacum”, realizoi aktivitete me sukses të jashtëzakonshëm

Gostivar, me 10 janar 2016

Për Shoqatën e Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Draudacum”, viti 2015 ka qenë një vit i mrekullueshëm, sepse kemi realizuar aktivitete me sukses të jashtëzakonshëm nga lëmi i artit pamor. Këtë konstatim mund ta argumentoj me aktivitete konkrete të cilat i ka realizuar shoqata jonë, thotë kryetari i kësaj shoqate, Reshat Ameti.

“Në vitin 2015 u organizuan 9 ekspozita kolektive ndërkombëtare dhe 6 ekspozita individuale. Gjithashtu, organizuam Koloninë Artistike Ndërkombëtare “Gostivari 2015” në të cilën pjesëmarrës ishin artistë nga 15 vende të botës. Nuk do të ishte jomodeste nga ana ime, që të them se gjatë kësaj kolonie Gostivari ishte “Qytet i Kombeve të Bashkuara Artistike”.

Në përgjithësi, ekspozitat e realizuara kanë qenë të nivelit më të lartë artistik dhe me artistë me relevancë kombëtare dhe ndërkombëtare. Sukseset e shënuara janë rrjedhojë e punës së palodhshme të Kryesisë së shoqatës dhe anëtarësisë, të cilët kanë qenë në çdo moment të gatshëm për të ndihmuar këto aktivitete fisnike. Por, siç thotë populli, “trimi i mirë me shumë shokë”, meritorë për sukseset e arritura janë edhe institucione tjera por edhe vetë artdashësit. Andaj, shfrytëzoj nga rasti që t’i falënderoj artistët që kanë marrë pjesë në aktivitetet e shoqatës, konsumatorët e artit pamor pa të cilët aktivitetet tona nuk do të kishin logjikë”, thekson Ameti. 

“Falënderoj për përkrahjen financiare Komunën e Gostivarit dhe Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë. Po ashtu falënderoj për bashkëpunimin institucionet kulturore siç janë Institucioni Nacional Qendra për Kulturë – Gostivar, Gallery “Kult” – Gostivar, Qendra Konservuese-Gostivar ,Qendra Informative Kulturore (QIK) – Shkup, Shoqata “KULT”-Kërcovë, Institucioni Nacional Qendra për Kulturë – Kërcovë , si dhe institucione tjera. Një falënderim i veçantë shkon edhe për mediat të cilat në vazhdimësi i kanë ndjekur aktivitetet e shoqatës dhe kanë kontribuar në afirmimin e artit në përgjithësi”, thotë kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë, Reshat Ameti. 

Radio Vala

 971 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: