Shteti do t'i bashkëfinancojë specializimet private

Shkup, 8 janar 2016 – Sjellja e bashkëfinancimit të specializimeve private për punonjësit shëndetësor, të cilët nuk janë punësuar në institucion shëndetësor publik, programi për bashkëfinancim të specializimit për pediatri, gjinekologji dhe akusheri, sjellja e dy llojeve të reja të specializimeve, përmirësimi i statusit të specializuesve të rinj dhe mjekëve të rinj dhe mjeku i zgjedhur ose mjeku i sapopunësuar të mund të japin mbrojtje shëndetësore pa pjesëmarrjen e infermiereve në ekip derisa të arrijë numri prej 700 pacientëve amë, pas çka është i obliguar ta kompletojë ekipin.

Këto janë disa masa të përfshira në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, të cilin e miratoi Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë. Masat sot në debat publik me temë “propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore”, i cili u mbajt në suaza të seancës së Komisionit kuvendor për shëndetësi, i elaboroi përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Tatjana Vasiq Bozaxhieva. Potencoi se me ndryshimet më të reja të Ligjit për mbrojtje shëndetësore propozohet reforma e sistemit shëndetësor në pjesën e specializimeve dhe pozitën e mjekëve të rinj.

Në lidhje me masën bashkëfinancim i specializimeve private për punonjësit shëndetësor të cilët nuk janë të punësuar në ISHP, sqaroi se kjo do të thotë se një pjesë të kompensimit për këto specializime do ta mbulojë shteti.

“Qeveria do të sjellë program për bashkëfinancim të specializimeve dhe subspecializimeve me të cilën do të ndahet numri dhe lloji i specializimeve private të bashkëfinancuara për çdo ISHP veçmas. Punonjësit shëndetësor të cilët nuk janë të punësuar në ISHP do të mund të paraqiten në shpalljen publike për regjistrim të specializimit të bashkëfinancuar privat përkatësisht subspecializim për të cilën një pjesë të kompensimit do ta mbulojnë vetë, ndërsa një pjesë shteti”, tha Vasiq Bozaxhieva.

 

Theksoi se me programin për bashkëfinancim të specializimit, për pediatri, gjinekologji, dhe akusheri është parashikuar mjekët e mjekësisë të cilët në kohë do ta përfundojnë specializimin, kanë të garantuar lidhje të marrëveshjes me FSSHM-në për mjek të zgjedhur pediatër, përkatësisht gjinekolog  me kompensim mujor të garantuar dhe për ta kapitalizimi do të llogaritet në mënyrë stimuluese me vlerë prej 1.000 pikë në nivel mujor, që paraqet rreth 1,8 milionë denarë për periudhën prej 36 muajve për njeri, përkatësisht mesatarisht nga 50.000 denarë në muaj. /Radio Vala

 813 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: