Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa, borë në Strazhë

Shkup, 7 janar 2016 – Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Borë e dobët bie në qafat malore Strazhë dhe Bukovë.

Sipas informacioneve të N.P. “Rrugët e Maqedonisë”, mjegull me dukshmëri prej 30 deri në 50 metra ka në akset rrugore Kriva Pallankë – Stracin, Shkup – Veles dhe anasjelltas, ndërsa në afërsi të Kumanovës, Tetovës dhe Shtipit dukshmëria është prej 50 deri në 100 metra.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: