Ekipi i Sydney-it, fitues i turneut në futboll të vogël “Gostivari 2016”

Gostivar, me 6 janar 2016

Ekipi i Sydney-t është fitues i turneut në futboll të vogël “Gostivari 2016”. Ekipi i Sydneyt në të cilin u paraqiten ish futbollistët që kanë luajtur në ekipin e KF Gostivarit, me rezultat 7:2 e kanë mposhtur ekipin e KF Arsimit të Çegranit në finalen e madhe të zhvilluar të mërkurën me 6 janar 2016, në Palestrën Rinia në Gostivar. 

“Falënderojmë organizatoret e turneut, kryesor Sydney dhe gjithë publikun që ishte gjatë tërë turnirit në përkrahjen tonë. Shpresojmë qe ky turnir të behet si traditë në qytetin tonë. Ekipi ka qenë në nivel prej në fillim te turnirit dhe jo rastësisht jemi edhe kampion të këtij turniri”, theksoi Albert Jakupi, futbollist dhe trajner i ekipit të Sydney-it, në një intervistë ekskluzive për Radio Vala. 

Në ndeshjen për vendin e tretë, fitues ka dal ekipi i Vrapçishtit që ka mundur ekipin e Veteranëve. 

Kujtojmë që turneu në futboll të vogël “Gostivari 2016”, është një iniciativë të cilës i ka dhënë mbështetje të madhe drejtori i NPEOS “Rinia”, Fidan Jusufi, por edhe i dashamirëve të futbollit. Pa dyshim se kjo ishte ngjarja më e madhe sportive e organizuar viteve të fundit në Gostivar ku pati një interesim të madh si nga klube futbolli por edhe nga publiku. 

K.S /Radio Vala

 1,175 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) FC Prishtina Bern shënon fitore bindëse përpara publikut vendas

 4,856 total views,  15 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: