Kosova për herë të parë do të prezantohet në Panairin Swissbau në Bazel të Zvicrës

Bazel, me 6 janar 2016

Lesna, Elnor dhe Shehu janë tri kompanitë e përpunimit të drurit që përfaqësojnë për herë të parë Kosovën në Panairin Swissbau, i cili organizohet në Bazel të Zvicrës, nga data 12 e deri me 16 janar 2016, transmeton ekskluzivisht RTV Syri Blue.

Tre kompanitë nga Kosova do të ekspozojnë produktet e tyre për bizneset dhe klientët e interesuar kryesisht në Zvicër dhe nga vende të tjera evropiane. Produktet e ekspozuara nga këto kompani përfshijnë dyer, dritare, kuzhina, shkallë prej druri dhe mobilje të tjera.

Pjesëmarrja e tri kompanive të Kosovës në Panairin Swissbau është mundësuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), EMPOWER Sektori Privat i USAID-it dhe PPSE-Swisscontact, me mbështetje edhe nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare ne Zvicër dhe Radio Televizioni Syri Blue si zëdhënës të fuqishëm të diasporës shqiptare në Zvicër, ftojnë bizneset shqiptare të marrin pjesë në këtë panair shumë të rëndësishëm sepse mundëson promovimin dhe shtrirjen e biznesit edhe në vendet më të fuqishme të Evropës.

Panairi Swissbau është panairi kryesor në Zvicër për industrinë e drurit dhe të ndërtimit.

RTV Syri Blue

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Mërgim 41 (06.09.20) Alketa Rama, futbolliste

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 41-të Bashkëbiseduese: Alketa Rama, futbolliste e FC Zürich-ut U19 …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: