Do të sigurohen mjete për rrjetin e kanalizimit në shtatë lokacione të komunës së Vrapçishtit

Vrapçisht, 6 janar 2016 – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi sot qëndroi për një vizitë pune në komunën e Vrapçishtit, ku u takua me kryetarin e komunës Bajram Kadrija, me ç’rast diskutuan për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit dhe vazhdimit më tej të projekteve që janë në proces si dhe startimin e projekteve të reja kapitale në këtë fillimvit.

Sipas njoftimit zyrtar të këtij dikasteri, njoftohet se  Ministria e  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të sigurojë mjete për të realizuar rrjetin e kanalizimit në shtatë lokacione të komunës, zgjidhjen e problemit me ujit të pijshëm në të gjitha vendbanimet, përfshirë këtu edhe fshatin Negotinë.

Në takim, gjithashtu,  ministri Izairi vuri theks të veçantë edhe tek menaxhimi me mbeturina si një ndër problemet që me vite tangon këtë Komunë duke premtuar se së shpejti do të ketë zgjidhje. /Radio Vala

 929 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: