Prej nesër reshje të bujshme të shiut

Shkup, 5 janar 2016 – Reshje të bujshme të shiut për nesër pasdite paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Pritet të ketë reshje edhe mbi 30 litra në metër katror.

Më së shumti reshje do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit. Në viset më të larta do të ketë reshje të borës, ndërsa gjatë natës dhe në orët e mëngjesit të enjten, për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë të ajrit kufiri i reshjeve të borës do të lëshohet deri në një mijë metra mbi nivelin e detit.

Të enjten do të fryjë erë e moderuar, nganjëherë e përforcuar nga veriperëndimi, që do të shkaktojë zvogëlimin e vranësirave, ndërprerjen e reshjeve dhe rënien e temperaturës ditore.

Stabilizim i përkohshëm i motit me një rritje të lehtë të temperaturës gjatë ditës do të ketë të premten dhe të shtunën. /Radio Vala

 3,799 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: