Në Kadastër vitin e kaluar 1.189.967 lëndë, të pazgjidhura vetëm 0,2 për qind

Shkup, 5 janar 2016 – Përmes regjistrit për çmime dhe qira të pasurive të patundshme të Kadastrës deri në fund të shtatorit vitin e kaluar janë regjistruar 5.329 transaksione, 3.362 prej të cilave shitje dhe 1.967 blerje. Më shumë shitje dhe blerje nga 882, respektivisht 874 janë evidentuar në territorin e Shkupit. Më shumë shitje, 13, ka pasur në Kratovë, ndërsa më pak nga një në Vinicë, Demir Hisar dhe në Makedonski Brod.

Vlera e përgjithshme e shit-blerjeve të regjistruara arrin 4.786.774.044 denarë. Prej tyre 3,2 miliardë denarë bëjnë pjesë në shit-blerjen e objekteve, ndërsa rreth 666 milionë të tokës, informoi sot drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive Sllavçe Tërpeski, në llogaridhënien për punën e institucionit në vitin 2015.

Deri më tani si shitblerje janë treguar patundshmëri me sipërfaqe prej 3.850.214 metër katrorë, ndërsa vlera e përgjithshme e blerjeve të evidentuara është 38.787.380 denarë, me ç’rast me qira janë dhënë patundshmëri me sipërfaqe prej 881.566 metër katror.

Sipas regjistrit të çmimeve dhe dhënie me qira të patundshmërive në Shkup çmimi mesatar për metër katror arrin 51.870 denarë pas së cilës pason Manastiri ku për metër katror paguhet nga 31.553 denarë, Ohri me 29.958 denarë, Koçani me 27.725 denarë, Kavadar me 26.089 denarë për metër katror … Në maj të vitit të kaluar në Shkup një metër katror është shitur për 48.611 denarë, i cili çmim ka vazhduar të rritet, duke arritur vlerën më të lartë prej 56.272 denarë në korrik. Një muaj më vonë pason rënie e madhe dhe një metër katror është blerë për vetëm 42.175 denarë, që është çmimi më i ulët në gjashtë muajt e fundit.

Në sistemin elektronik vitin e kaluar janë pranuar 1.189.967 lëndë, që, theksoi Tërpeski, është numër rekord në historinë e këtij institucioni, është të pazgjidhura kanë mbetur vetëm 0.2 për qind.

Me programin vjetor për realizim të planit strategjik të Kadastrit gjatë muajit pritet të fillojë procedurë e re vip për regjistrim të pronës në tre hapa. Për në fund të marsit paralajmërohet se do të përfundojë digjitalizimi i planeve kadastriale për gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa përfundimisht me qershorin vendosje dhe menaxhim me regjistrin e tokës ndërtimore.

Deri në fund të vitit të kaluar Kadastra ka regjistruar 139.070 objekte të ndërtuara pa leje dhe ka përgatitur 4.501 elaborate gjeodete falas për legalizim. Në vitin 2015 është kryer regjistrim, evidentim dhe rishënim i 1.489 objekte infrastrukturore.

Në vitin e kaluar përmes Sektorit për kontroll të brendshme është kryer mbikëqyrje e punës së 144 tregtarëve individualë si gjeodetë të autorizuar dhe shoqëri tregtare për punë gjeodete, janë shqyrtuar 931 parashtresa nga qytetarë dhe janë ngritur procedura disiplinore për 28 të punësuar, për dy prej të cilëve është sjellë vendim për dorëheqje. Janë parashtruar edhe propozime për vepra penale për operacionin “Geodet” të policisë financiare, ndërsa sipas Tërpeskit në bazë të drejtimeve nga gjykatësi hetues të punësuarit e arrestuar në kadastër janë suspenduar dhe sistemuar në vende të tjera pune. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: