Komuna e Gostivarit shtron pesë rrugë me pllaka bekatoni në Lagjen Mllaki

Gostivar, me 4 janar 2016

Komuna e Gostivarit ka realizuar kërkesën e banorëve të Lagjes Mllaki, ku janë shtruar pesë rrugë me pllaka bekatoni. 

“Gjithsejtë janë shtruar 1500 m2 sipërfaqe me pllaka bekatoni. Këto investime janë shume te qëlluara nga ana e Komunës, për shkak se banoret e kësaj lagje ballafaqoheshin me probleme shumë të mëdha sidomos gjatë reshjeve atmosferike. Faleminderit Kryetarit z. Nevzat Bejta”, thotë banori i lagjes Mllaki, Nusret Sulejmani. 

Vlera e investimit llogaritet 20 mijë euro. 

Gjithashtu në këtë lagje, komuna e Gostivarit e ka bërë për herë të parë edhe Planin Detal Urbanistik. 

Radio Vala

 857 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: