Gripi në Maqedoni, të dhënat epidemiologjike, numri më i madh i të sëmurëve në Tetovë

Shkup, 4 janar 2016 – Gjatë javës së 52-të të vitit 2015 (21.12 – 27.12.2015), në Republikën e Maqedonisë prej 12 njësive raportuese janë raportuar 131 raste të gripit me incidencë prej 6,3 në 100.000 banorë, që është për 20,2% më shumë se javën e kaluar. Numri i personave të raportuar gjatë kësaj jave është për 70,8% më i vogël me atë në javën e 51 të sezonit të kaluar kur janë regjistruar 449 raste.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë kësaj jave numri i rasteve tejkalon numrin 120 që shënon kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit. Kjo do të thotë se zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e gripit, por përsëri ky numër është shumë më i vogël (për 59,2%) krahasuar me lakoren epidemike të gripit që pritej për këtë javë. 

Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sezonal sipas javës së raportimit, lakore epidemike tipike e modeluar e pesë sezoneve të fundit, sezoni 2014/2015 dhe sezoni 2015/2016

Si edhe gjatë javës së kaluar,në javën e 52 numri më i madh i të sëmurëve (67) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa morbiditet më i lartë Mb(19,8/100.000) është regjistruar tek më të rinjtë – fëmijët në moshën 0-4 vjet.

Numri më i madh i të sëmurëve gjatë kësaj jave (30) janë regjistruar në territorin e QSHP Prilep, QSHP Tetovë-29 ndërsa në QSHP Kumanovë ranë regjistruar 22 raste.

Incidencë më të madhe gjatë kësaj jave (42,2/100.000) është regjistruar në NJR Krushevë ku gjatë javës së 52 janë regjistruar 4 të sëmurë.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve për këtë sezon është 1.083, ndërsa incidenca kumulative –52,3 /100 000 banorë. Të sëmurë janë raportuar nga 20 njësi raportuese. Numër më i madh i të sëmurëve është raportuar nga QSHP Tetovë (339; 31,3%),QSHP Prilep (221; 21,4%) dhe QSHP Kumanovë(209; 19,3%),, ndërsa në rajonet e tjera është regjistruar numër më i vogël i rasteve. Incidencë më e madhe është vënë re në Krushevë 304,3/100.000 (29 të sëmurë).

Sa i përket shpërndarjes sipas grupmoshave, numër më të madh të të sëmurëve ka në grupmoshën 15-64 vjet – 692 (63,9%), ndërsa incidencë kumulative më të madhe prej 100,7/100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet dhe ato të moshave shkollore nga 5-14 vjet (86,8/100.000 banorë).

Shpërndarja e të sëmurëve sipas muajve: tetor – 225 raste (20,8% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve), në nëntor – 431 raste ose 39,8%. Në dhjetori janë raportuar 427 raste ose 39,4% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve.

Këtë javë në ISHP janë pranuar 2 mostra biologjike për analizë për prani të virusit të gripit nga të cilat një është pozitive për prani të influencës B. Në sezonin 2015/2016 nga 28 mostrat e pranuara deri më tani, ka dy rezultate pozitive për prani të virusit të gripit – Influenca e tipit A dhe influenca B.

Duke filluar nga java e 42-të ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Sipas raportimeve të deritanishme, janë vaksinuar gjithsej 26.231 persona, ose 86,8% prej numrit të përgjithshëm të vaksinave të furnizuara për këtë sezon. Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 60.2%, 34,9% persona në moshë nga 30-64 vjet, ndërsa grupmosha nga 5-29 vjet përbën 1.8% të të vaksinuarve. Janë vaksinuar 5 fëmijë nën moshën 5 vjeçare. Nuk ka gra shtatzëna të vaksinuara.

Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 68.3% janë persona me sëmundje kronike. Gjatë këtij sezoni janë vaksinuar edhe 814 punonjës shëndetësor (3,1% e të vaksinuarve).

Nga numri i përgjithshëm i vaksinave të siguruara nga QSHP Veles, 480 janë dhënë për nevojat e përfaqësuesve të Ministrisë së mbrojtjes të cilët ruajnë kufirin jugor të vendit.

Gjatë javës së 52 ka arritur raport për vaksinim të personave në institucione shëndetësore private në Shkup (ISHP Medika). Janë vaksinuar 656 persona, nga të cilët numri më i madh janë fëmijë në moshë nga 0-4 vjet – 317 (48,3%), 150 (22,9%) janë persona në moshë mbi 65 vjet, ndërsa personat nga 30-64 vjet përbëjnë 20,1% (132) të të vaksinuarve dhe nga 5-29 vjet janë vaksinuar 57 persona (8,7%).

Nga numri i përgjithshëm, 164 (25%) janë me sëmundje kronike.

Vaksinimi ka përfunduar në NJR Demir Hisar , NJR Negotinë, SH. Nikollë, QSHP Koçan, NJR Dibër, QSHP Strumicë, NJR Vallandovë, dhe NJR Radovish.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj Instituti i shëndetit publik rekomandon që të gjithë personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të dobët të drejtohen pranë Qendrave të shëndetit publik ose Njësive rajonale për informacion dhe vaksinim kundër gripit sezonal.

Numri relativisht i vogël i rasteve të raportuara të gripit, i cili lëviz rreth kufijve të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara gjatë mbikëqyrjes virusologjike flasin për një aktivitet të ulët të virusit të gripit në Republikën e Maqedonisë.

Sipas informacioneve të prezantuara në Flu News Europe (për javën e 51), për gjendjen me gripin në sezonin 2015/2016 në Evropë, aktiviteti i virusit të influencës është me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendeve në Evropë.

Edhe pse numri i rasteve të regjistruara, rritet përqindja e mostrave pozitive për grip nga 6% në javën 50 në 11% në javën 51. Rritja e numrit të mostrave pozitive është si rezultat i tipit А/H1N1pdm09 të gripit i cili zbulohet më shpesh se tipat А/H3N2 dhe virusit B të gripit. /Radio Vala

 3,934 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: