Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari realizoi takim me ministrin Nurhan Izairi

Kërçovë, 4 janar 2016 – Ministri i Mjedisit Jetësor Nurhan Izariri sot gjatë vizitës në komunën e Kërçovës realizoi takim me kryetarin e komunës Fatmir Dehari, me të cilin, siç tha Izairi, vazhdon në kontuinitet bashkëpunimi mes Komunës dhe Ministrisë.

“Në plan të parë duhet të theksohet se krahas stacionit filtrues, i cili duhet të ndërtohet në afat prej rreth 18 muajve, ne së shpejti do të fillojmë edhe me fazën e dytë të këtij projekti, gjegjësisht me ndërtimin e rrjeteve kanalizuese në të gjitha vendbanimet ku për momentin nuk ka”, tha Izairi, dhe shtoi se në vijim është përpilimi i një studimi për mbledhjen e mbeturinave në një depo rajonale, e cila në të ardhmen e afërt duhet të ndërtohet.

Kryetari i komunës Dehari e theksoi gatishmërinë e Komunës edhe në të ardhmen të bashkëpunojë me Ministrinë me qëllim që të aplikohet bashkërisht që të fitohen mjete nga IPA Fondet për përmirësimin e infrastrukturës në Kërçovë. /Radio Vala

 704 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: