Mirëmbahen rrugët e Gostivarit, makineritë në terren pastrojnë borën dhe hedhin kripë

Gostivar, me 3 janar 2016

Operatori për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit në komunën e Gostivarit, është në terren dhe bën pastrimin e rrugëve nëpër qytet dhe rrethinë, pas reshjeve të para të borës që e përfshinë Maqedoninë gjatë ditës së diel, transmeton Radio Vala.

Përveç pastrimit me anë të makinerive, gjithashtu bëhet edhe hedhja e kripës me qëllim që të mos krijohen ngrica nëpër rrugë, por në terren janë edhe punonjës teknik të NP “Komunalec”, të cilët bëjnë pastrimin e trotuareve me lopata.  

/Radio Vala

 843 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: