Shkolla Fillore “Përparimi”, nga Çegrani i Gostivarit e nisi vitin 2016 me investime kapitale

Çegran, me 3 janar 2016

Përfundimi i vitit 2015 dhe fillimi i vitit të ri 2016, në Shkollën Fillore “Përparimi”, në Çegran të komunës së Gostivarit ka filluar me investime kapitale, transmeton Radio Vala 

Nga SHF “Përparimi”, theksojnë se me këtë investim do ta ndryshojnë pamjen e brendshme të shkollës. 

“Me 31.12.2015, pas një pritje disa Dekadëshe, pa një riparim të duhur në Shkollën Qendrore “Përparimi”, filloi Projekti gjigant i cili do ta ndryshojë me themele pamjen e brendshme të shkollës. Në tërësi projekti kapë një: Investim kapital prej 12. 500 Euro. Shprehur në përqindje 90% janë nga një Investitorë Privat, një dashamirë i Arsimit dhe rrugës së drejtë dhe 10 % është investim i Shkollës, gjegjësisht Komunës së Gostivarit”, theksojnë nga SHF “Përparimi”. 

Do të ndërrohen 47 Dollapë, 19 Dyer, do të vendosen mermer tek dollapët, dhe do të bëhet lyerja të disa hapësirave të brendshme të shkollës.

“Pas përfundimit të këtij projekti gjigant, Shkolla Qendrore vërtet do merë pamjen e një Objekti shkollorë të përparuar dhe jo të diçkaje të lënë pas dore dhe pa vlerë. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në të mirë të fëmijëve të Çegranit, tek “Përparimi” i kanë dyert e hapura çdo ditë, në çdo kohë! Zoti ju shpërbleftë të gjithëve që kontribuoni sot në të mirë të së nesërmes”, shprehen nga Shkolla Fillore “Përparimi” në Çegran. 

/Radio Vala

 1,327 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: