Reshje më intensive në Gostivar, Kërçovë, Strazhë

Shkup, 2 shkurt  2016 – Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, njofton Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

Reshje të dobëta të borës ka në Tetovë, Kodër të Diellit, Dellçevë Smojmirovë, Resnjë, Zheleznec, Strumicë, Pavleshenc, Makedonski Brod, Gjavatë, Bukovë, Pletvar, Presekë, Mavrovë.

Reshje me intensitet më të fuqishëm ka në Kërçovë, Gostivar, Krushevë, Prilep dhe Strazhë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimin kufitar Deve Bair pritet rreth 15 minuta për dalje nga vendi, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: