Vjedhje në Gostivar, janë marrë 13.5 mijë euro dhe flori

Shkup, 3 janar 2016 – Një person i panjohur dje në Gostivar nga shtëpia e pronarit A.Z. (32) ka kryer vjedhje, me ç’rast nga një arkë metali ka marrë 13.500 euro në monedha të ndryshme dhe flori në vlerë prej 15.400 euro.

MPB-ja kumtoi se kryerësi ka shfrytëzuar rastin që përmes derës së hapur ka hyrë në shtëpi dhe i ka marrë gjërat e lartpërmendura pas së cilës ka ikur nga vendngjarja, duke vjedhur kështu rreth 29.000 euro.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi ekspert i SPB-Tetovë, Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: