Më shumë para për stomatologët amë, pagë më e madhe për specialistët

Shkup, 2 janar 2016 – Fillon rritja për pesë denarë e pikëve për kokë banori të stomatologëve, gjegjësisht prej 35 në 40 denarë. Me këtë masë të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë për rritjen e pikëve për kokë banori prej 14 për qind janë përfshirë rreth 1.146 ekipe të stomatologëve, të cilët punojnë në 963 ordinanca.

Mjetet janë siguruar nga buxheti i Fondit për këtë vit, ndërsa implikimi fiskal në pjesën e rritjes së pikëve për stomatologët do të jetë 75,3 milionë denarë në vit. Fondi do të paguajë 599,3 miloionë denarë në vit për stomatologët amë.

Pikët për kokë banori të dentistëve amë nuk janë rritur më shumë se shtatë vite.

Krahas rritjes së pikëve të dentistëve, fillon edhe rritja për 20 për qind e pagave të specialistëve nga Qendra klinike e stomatologjisë.

Nga 1 korriku këtë vit për pesë denarë do të rriten edhe pikat për kokë banori të mjekëve amë, gjegjësisht prej 50 në 55 denarë. Me këtë rritje do të përfshihen 1.085 institucione private shëndetësore me gjithsej 1.527 ekipe.

Rritja e fundit e pikëve në pjesën e mjekëve amë ishte në vitin 2011. Me rritjen e pikëve të dentistëve dhe mjekëve amë janë përfshirë mbi 2.800 mjekë. /Radio Vala

 876 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: