Sivjet do të kemi 13 ditë jopune dhe 3 uikende vazhduese

Shkup, 1 janar 2016 – Në vitin e ri 2016 qytetarët do të kenë më pak uikende vazhduese sesa në vitin që e dërguan. Nga gjithsej 13 ditë jopune për të gjithë qytetarët, tre lidhen me uikendin.

Uikendi i parë vazhdues është menjëherë pas pritjes së Vitit të Ri 2016 për shkak se 1 janari është ditë jopune, ndërsa bie të premtën kështu që qytetarët do të kenë më shumë kohë të kënaqen në festat e vitit të ri.

Më shumë ditë të lira, gjegjësisht tre për të gjithë qytetarët dhe katër për besimtarët ortodoksë do të ketë për më 1 Maj i cili sivjet përputhen me festën e madhe krishtere Pashkët. Kështu, të gjithë qytetarët do të pushojnë më 30 prill (e shtunë), 1 maj (e diel) dhe 2 maj (e hënë), ndërsa besimtarët ortodoksë do ta kenë ditë jopune edhe Të Premten e Madhe, gjegjësisht 29 prillin.

Deri në fund të vitit do të ketë edhe një uikend vazhdues në tetor për Ditën e luftës revolucionare maqedonase e cila bie të dielën, por si festë shtetërore transferohet të hënën.

Uikend vazhdues për besimtarët ortodoksë do të ketë edhe për Ditën e shpirtërave e cila bie të premtën më 17 qershor, ndërsa katolikët do të kenë uikend vazhdues për Pashkët katolike që janë më 28 mars të hënën.

Qytetarët e besimit mysliman do të kenë uikend vazhdues për Kurban Bajramin i cili është në 12 shtator të hënën, ndërsa për romët uikendi vazhdues është më 8 prill kur festohet Dita ndërkombëtare e romëve ndërsa bie të premtën. Pjesëtarët e komunitetit vlleh kanë uikend vazhdues më 23 maj të hënën kur e kremtojnë Ditën kombëtare të vllehëve. Ata atëherë do të kenë katër ditë pushim për shkak se ditë jopune për të gjithë është edhe 24 maji – Dita e iluministëve mbarësllovenë.

Për të gjithë qytetarët në shtet ditë jopune, por jo të lidhura me uikend, janë edhe 7 janari, dita e parë e Krishtlindjeve, kur qytetarët e besimit ortodoksë do të kenë edhe një ditë, gjegjësisht 6 janari Buzmi.

Ditë jopune janë edhe Dita e iluministëve mbarësllovenë 24 Maji, 5 Korriku, dita e parë e Fitër Bajramit, 2 Gushti – Dita e Republikës dhe 11 tetori – Dita e kryengritjes popullore, të cilët biejnë të martën, si dhe 8 Shtatori – Dita e pavarësisë dhe 8 Dhjetori – Dita e Shën Klimentit të Ohreit, të cilët janë të enjten.

Ditë jopune për vitin 2016:

 

Për gjithë qytetarët e Maqedonisë

– 01 Janari (e premte), Viti i Ri

– 07 Janari (e enjte), Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse

– 01 Maji (e diel), Dita e punës, gjegjësisht 2 maji (e hënë) është ditë jopune 

– 02 Maji (e hënë) – Krishtlindjet ortodokse, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks

– 24 Maji ( e martë) – “Shën Cirili dhe Metodi” – Dita e iluministëve mbarësllovenë 

– 05 Korriku (e martë), Fitër Bajrami

– 02 Gushti (e martë),  Dita e Republikës

– 08 Shtatori (e enjte), Dita e Pavarësisë

– 11 Tetori (e martë), Dita e Kryengritjes popullore

– 23 Tetori (e shtunë),  Dita Luftës revolucionare maqedonase  

– 08 Dhjetori (e martë), Shën Klimenti i Ohrit

 

Për qytetarët e përkatësisë fetare ortodokse:

– 06 Janari (e mërkurë), Buzmi, një ditë para Krishtlindjeve

– 19 Janari (e martë),  Festa e Ujit të bekuar

– 29 Prilli (e premte), e Premtja e Madhe

– 17 Qershori (e premte),  Dita e shpirtërave

– 28 Gushti ( e diel), Festa e Shën Mërisë

 

Për qytetarët e përkatësisë fetare katolike:

– 28 Marsi ( e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve

– 01 Nëntori (e martë),  festa e të gjithë Shenjtorëve

– 25 Dhjetori (e diel),  dita e parë e Krishtlindjeve 

 

Për qytetarët e përkatësisë fetare islame:

– 12 Shtatori (e hënë),  festa e Kurban Bajramit, dita e parë e Kurban Bajramit

 

Për pjesëtarët e komunitetit shqiptar  

– 22 Nëntori (e martë),  Dita e Alfabetit Shqip

 

Për pjesëtarët e komunitetit serb

 

– 27 Janari (e mërkurë), festa e “Shën Savës”

 

Për pjesëtarët e komunitetit rom

– 8 Prilli (e premte),  Dita ndërkombëtare e romëve

 

Për pjesëtarët e komunitetit vlleh

– 23 Maji (e hënë),  Dita kombëtare e vllehëve

 

Për pjesëtarët e komunitetit hebraik

– 12 Tetori (e mërkurë),  Jom Kipur, dita e parë e festës së Jon Kipurit

 

Për pjesëtarët e komunitetit boshnjak 

– 28 Shtatori (e mërkurë),  Dita ndërkombëtare e boshnjakëve

 

Për pjesëtarët e komunitetit turk

– 21 Dhjetori (e mërkurë),  Dita e arsimit në gjuhën turke.

 

/Radio Vala

 906 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: