Do të ndryshojë Ligji për të drejta autoriale dhe të drejta të ngjashme

Shkup, 31 dhjetor 2015 – Në Ministrinë e Kulturës sot u mbajt takim në të cilin morën pjesë, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska, ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska dhe kryetarët e shoqatave për mbrojtjen  e të drejtave autoriale muzikore.

Në takim, siç njoftoi Ministria e Kulturës, është biseduar për gjendjet aktuale dhe nevojën për gjetje të zgjidhjes së pranueshme e cila do të jetë në interes të autorëve dhe shfrytëzuesve gjegjësisht organizatave të radiove dhe televizioneve, ndërsa njëkohësisht, do të jetë në funksion të realizimit të interesit publik në sgerën e muzikës.

Në takim është dakorduar që duke filluar nga 4 janari i vitit 2016 në afat prej 15 ditësh grupe të punës nga përfaqësues të Ministrisë së KUlturës, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore, të punojnë në konfirmimin e tekstit të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejta autoriale dhe të ngjashme, propozuar nga ana e shoqatave. Gjithashtu është dakorduar që shoqata MDAM, ndalesa për emetim të veprave autoriale muzikore nga repertoari i MDAM-së ta lë në pushim deri më 20 janar të vitit të ardhshëm. Është dakorduar që MDAM t’i njoftojë organizatat e huaja për menaxhim kolektiv me të drejtat autoriale muzikore (HDSMDAM-Kroaci dhe SOKOJ-Serbi), si dhe organizatat e radiove dhe televizioneve në Republikën e Maqedonisë, njfton Ministria e Kulturës./Radio Vala

 993 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: