Komuna e Gostivarit ndau pako me dhurata për anëtarët e Shoqatave të personave të verbër dhe shurdhmemecë

Gostivar, me 31 Dhjetor – 2015 

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, Komuna e Gostivarit ashtu si dhe viteve të kaluara ka shpërndarë dhurata simbolike për anëtarët e dy shoqatave që grumbullojnë personat me shikim të dëmtuar dhe shurdhmemecë.

Në emër të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta dhuratat i ndau koordinatori i Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Edit Azizi, i cili me këtë rast uroj drejtuesit dhe anëtarët e Shoqatës së Personave të verbët dhe Shoqatës së shurdhmemecëve, që Viti i Ri 2016 të jetë vit i sukseseve, mbarësisë dhe mbi gjitha vit me shëndet, duke shtuar se mbështetja institucionale nga ana e Komunës së Gostivarit për këto kategori të qytetarëve nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. 

Drejtuesit e dy shoqatave, shprehen mirënjohje për Komunën e Gostivarit që çdoherë ka pasur vëmendjen për të dëgjuar dhe realizuar kërkesat dhe nevojat e tyre. 

Me këtë rast, Komuna e Gostivarit ndau dyzet paketa, ndërkohë që brenda javës ndau pako edhe për nxënësit e paraleleve speciale të Shkollave fillore “Ismail Qemali”, dhe “Mustafa Kemal Ataturk”, dhe Qendrës ditore për fëmijët me nevoja të posaçme. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: