MPB-ja me masa dhe aktivitete të përforcuara për festat e fundvitit

Shkup, 30 dhjetor 2015 – Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se me rastin e festave të fundvitit pritet rritje e lëvizjes së qytetarëve dhe mbajtje e tubimeve dhe manifestimeve publike dhe me qëllim të sigurimit të situatës më të volitshme dhe më të sigurt ka ndërmarrë masa dhe aktivitete të përforcuara sipas planeve paraprakisht të përgatitura.

Në lidhje me festimet e festave në rajonin e Sektorit  për punë të brendshme Shkup ata do të sigurohen në mënyrë të duhur. Me këtë rast në ambient të hapur festime do të mbahen në Sheshin “Maqedonia” dhe Parku “Jadran”, përderisa në ambient të mbyllur festime do të ketë në sallën “Rabotniçki” në Parkun e Qytetit dhe në Metropolis Arena në Panairin e Shkupit, për çka nga ana e SPB Shkup janë paraparë numër i mjaftueshëm i nëpunësve policor nga të gjitha njësitë organizative të SPB Shkup dhe MPB-së.

Në lidhje me komunikacionin, informojnë se nga ana e organizatorëve për manifestimet e theksuara nuk janë dorëzuar kurrfarë kërkesa për çfarë do kufizime  ose madje mbyllje e rrugëve të caktuara, gjegjësisht komunikacioni do të zhvillohet rrjedhshëm dhe pa kurrfarë kufizime.

Njëherit nga ana e nëpunësve policor nga kompetencat e përgjithshme dhe nga siguria e komunikacionit rrugor do të ndërmerren masa dhe aktivitete të përforcuara nga rajonet e të gjitha sektorëve për punë të brendshme me qëllim të mbulimit parandalues të rrugëve dhe objekteve hotelierike ku do të ketë pritje të organizuar të Vitit të ri 2016.

Nga MPB-ja edhe njëherë apelojnë deri te qytetarët që gjatë festimeve të festave të fundvitit të përmbahen nga përdorimi i tepërt i alkoolit, të mos shfrytëzojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, si dhe të përmbahen nga armët e zjarrit, fishekzarre dhe mjete tjera piroteknike. /Radio Vala

 1,018 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: