Merkel dhe Putin liderët më të popullarizuar botëror në Maqedoni

Shkup, 30 dhjetor 2015 – Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vlladimir Putin janë në krye të listës së popullaritetit midis liderëve botëror në Maqedoni, theksojnë rezultatet nga hulumtimi “Fundi i vitit – Liderë e lartë botëror” i publikoi sot WINgallup International.

Merkeli është me neto rezultat pozitiv prej 30%, në vendin e dytë në listë është presidenti rus Vlladimir Putin me neto rezultat prej 19 për qind, ndërsa në vendin e tretë presidenti amerikan Barak Obama me neto rezultat prej 14 për qind. Më i jopopullarizuar në Maqedoni është presidenti iranian Hasan Rohani, me neto rezultat negativ prej 11 për qind.

Në suaza botërore, siç theksohet, hulumtimi tregon se midis dhjetë liderëve global, presidenti i SHBA-së Obama dhe presidenti i Rusisë Putin janë dukshëm më të njohur mbarë botën në krahasim me të tjerët, me ç’rast dukshëm shumë njerëz kanë mendime pozitive për Obamën në krahasim me cilin do tjetër, përderisa për Putinin ka mendime të ndara.

Pothuajse tre nga pesë (59 për qind) e të anketuarve në 65 vende nëpër tërë botën kanë mendim pozitiv për presidentin e SHBA-së. Vetëm një prej tre (29 për qind) kanë mendim negativ. Edhe krahas përfshirjes në luftën me SHI-në në Siri, për presidentin Putin ka mendime të ndara ku një nga tre në botë (33 për qind) ka mendim pozitiv, por 43 për qind kanë mendim negativ.

Nga dhjetë liderët global për të cilët është bërë sondazhi, kancelarja gjermane Angela Merkel është personaliteti i dytë më i popullarizuar për vitin 2015, 42% nga të anketuarit kanë mendim pozitiv për të, ndërsa 29% negativ (neto rezultati i saj arrin +13%). kryeministri britanik Dejvid Kameron është radhitur në vendin e tretë (37% me mendim pozitiv, 28% mendim negativ, me neto rezultat prej +10%).

Pyetja e cila është shtruar në 65 vende, si pjesë e Hulumtimit “Fundi i vitit” të WIN/Gallup International, është nëse të anketuarit kanë mendim shumë pozitiv, deri diku pozitiv, pozitiv, deri diku negativ ose shumë negativ për secilin prej 10 liderëve botëror.

Hulumtimi është zbatuar në 65 vende në botë me ç’rast janë përshirë gjithsej 63.976 persona në nivel global ose në ekzemplar prej rreth 1.000 burrave dhe grave në çdo vend, të cilët janë intervistuar sy në sy, përmes telefonit ose përmes internetit në periudhën nga muaji shtator deri në dhjetor të vitit 2015.

 

Në Maqedoni, BRIMA ka zbatuar sondazh në terren, sy në sy, në shtëpinë e të anketuarit, me 1.209 të anketuar të moshës +15 vjet, në periudhën nga 3 deri 11 nëntor të vitit 2015. Margjinë e gabimit të hulumtimit është +/- 3% në nivel të besimit prej 95%. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: