Komuna e Çairit i zëvendëson automjetet e vjetra zyrtare me elektrike

Shkup, 30 dhjetor 2015 – Këshilli i Komunës së Çairit, me propozim të kryetarit të komunës Izet Mexhiti, solli vendim për zëvendësimin e të gjitha veturave zyrtare të  komunës me automjete ekologjike të reja elektrike.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, këtij vendimi i parapriu analiza e cila tregoi se zëvendësimi i automjeteve ekzistuese zyrtare të komunës me të reja do të ketë përfitime reale për komunën dhe banorët e Çairit.

Në fakt automjetet e reja ekologjike do të jenë të dobishme për mjedisin jetësor, meqenëse nuk e ndotin mjedisin, ndërsa njëkohësisht janë edhe më ekonomike, me çka mundësohet kursim i mjeteve buxhetore të komunës, të cilat do të ridedikohen për realizimin e projekteve të tjera prioritare.    

“Me këtë vendim dëshirojmë të japim shembull për atë se si mundet të veprohet në drejtim të përmirësimit afatgjatë të mjedisit  jetësor, ndërsa në veçanti në cilësinë e ajrit të cilin të gjithë ne e thithim. Jam i vetëdijshëm se vetëm me një aktivitet është e pamundur të arrihen rezultate të dëshiruara, por edhe hapat e vegjël çojnë drejt zgjidhjes” tha kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, duke lajmëruar se së shpejti komuna do ta vendosë edhe mbushësin e parë për automobila elektrikë, të cilin përskaj automobilave të reja të komunës, do të mund ta shfrytëzojnë edhe qytetarët të cilët do të vendosin të kenë automjete të këtilla.

Që kjo iniciativë të bëhet më masive dhe të përmirësohet gjendja nëpërmjet eliminimit të njërit ndër shkaktarëve më të mëdhenj të ndotjes së ajrit – komunikacionit, Mexhiti paralajmëroi ngritje të iniciativës deri te Qyteti i Shkupit dhe në BNJVL për zgjërimin e këtij aktiviteti, veçanërisht në pjesën e instalimit të mbushësve për automobila elektrik të hapsirës publike, me çka do të mundësohen parakushte për shfrytëzimin e tyre.

“Shitja e automjeteve ekzistuese zyrtare të komunës së Çairit është në procedurë, ndërsa furnizimi publik për 5 automjete të reja elektrike do të shpallet pas 15 janarit, gjegjësisht atëherë kur ligjërisht do të hyjë në fuqi buxheti i ri i komunës”, sqaroi kryetari i Këshillit të komunës së Çairit, Zahir Bektesh.

Ky aktivitet është pjesë e platformës afatgjate „Le të jetë pastër! Së bashku për Çairin“, e cila filloi këtë vit në kuadër të së cilës realizohen një numër i madh aktivitetesh për përmirësimin e mjedisit jetësor në territorin e komunës së Çairit, siç janë aksionet për pastrimin e sipërfaqeve publike, mbjellje të drunjve dhe zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbërta, rregullimi hortikulturor dhe të tjera. /Radio Vala

 4,434 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: